×
  • Lajme
  • Lajme

    Dialogu Kosovë-Serbi: Lajçak së shpejti në Prishtinë për të biseduar me Albin Kurtin

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së shpejti pritet që të vizitojë vendet për të cilat është i thirrur.Në Prishtinë ai do të takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili me Vjosa Osmanin dolën fitues të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

    “Në Kosovë nuk do të mbetet më krejt njëjtë, sepse së shpejti do të kemi Qeverinë dhe Kryeministrin e ri dhe kjo qeveri do të ketë mandat shumë të fortë. Kjo është situatë e re. Së shpejti unë vizitoj Prishtinën dhe Beogradin. Në Kosovë do të flas me fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti, rreth bashkëpunimit tonë dhe vazhdimin e dialogut”, tha Lajçak për Radio Televizionin e Malit të Zi.

    Diplomati sllovak u tregua i rezervuar kur u pyet për rezultatin final të marrëveshjes në bisedimet kosovaro-serbe. Nga Brukseli flasin për ujdi ligjërisht obligative pa përmendur njohjen e ndërsjellë.

    Ky opsioni i fundit u përmend qartazi në letrën që presidenti amerikan, Joe Biden, dërgoi në Beograd për 15 shkurtin (Ditën e Shtetësisë Serbe) dhe në Prishtinë më 17 shkurt për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

    “Amerikanët e mbështesin procesin dhe lidershipin që e ka Bashkimi Evropian në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Njerëzit që përfaqësojnë administratën e re amerikane janë njohës të shkëlqyeshëm të rajonit dhe ndjejnë përgjegjësi për të. Kjo është aq e rëndësishme për ne”.

    BE-ja pritet t’ia zgjatë mandatin Lajçakut si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi edhe për një vit. Ai erdhi në këtë pozitë më 3 prill 2020.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.