[wp-story]

Bota/Rajoni

Dhuroi 1 milion euro për të prekurit e tërmetit, Meta pret Pacollin: Shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës

Dhuroi 1 milion euro për të prekurit e tërmetit, Meta pret Pacollin: Shprehu gatishmërinë për të filluar sa më parë projektin e tij bamirës
13:10 | 17 Dhjetor 2019

Presidenti i Republikës së Shqiprisë, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet  Pacollin.

Lajmi konfirmohet nga vetë kreu i shteti, i cili thekson se e ka përgëzuar në emër të qytetarëve shqiptarë për kontributin e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte ndër të parët emra që dhuroi një shumë të konsiderueshme financiare për dëmet që shkaktoi tërmeti tragjik.

Postimi  i Metës:

Pata sot një takim të përzemërt me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z.Behgjet Pacolli.E falenderova me mirënjohje për ndihmën e tij financiare prej rreth 1 milion euro, për tejkalimin e pasojave të rënda të tërmetit të 26 nëntorit, nëpërmjet realizimit të projektit të tij bamirës për ndërtimin e banesave të reja të familjeve në Thumanë që humbën shtëpitë e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera