×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dhunoi një vajzë e mbajti armë kundërligjshëm, paraburgim për ferizajasin

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Një vajzë nga Ferizaj ka raportuar të enjten në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një burrë. Së fundmi Prokuroria ka vendosur masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit, i cili po akuzohet edhe për lëndim trupor dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

    Ferizajasit S.V i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për dhunimin e një vajze ditën e enjte. Mirëpo i njëjti nga Prokuroria po akuzohet edhe për vepra të tjera penale.

    Ai po dyshohet edhe për lëndim të lehtë trupor dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, shkruan Gazeta Express.

    “Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.V. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së”, ka njoftuar Prokuroria.

    I njëjti sipas vendimit të prokurorit pritet që në paraburgim të qëndrojë një muaj.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake të Departamentit për Krime të Rënda – Sahit Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësoj, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale apo të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës dhe të dëshmitarëve tjerë, të cilët ende nuk janë dëgjuar nga prokuroria e as nga policia, dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

    Në ndërkohë policia sot ka njoftuar se ka bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok.

    “Ferizaj 26.11.2020 – 21:30.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 fishekë të revoles dhe një elektroshok. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Nëntor 2024
    Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dënuar shpërthimin që është bërë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë “mjaft më me filma”, Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti pas shpërthimit të sotshëm...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se së bashku me  presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me ambasadorin amerikan,...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Vullneti dhe Gresa, kanë vazhduar përplasjet mes vete. Teksa qëndronin në oborr Vullneti e quante ‘fake’...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Pas rasteve të Hasit dhe Kukësit, në Lezhë është regjistruar rasti i tretë brenda këtij viti me murtajën afrikane të derrave. Në...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku të dielën do të takohet me mërgatën në Zvicër. Sipas një njoftimi të LDK-së, atje...
    Sport29 Nëntor 2024
    Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, është arrestuar së fundmi nga policia gjermane për shkak se është kapur duke vozitur nën ndikimin...
    Vip29 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, ka folur me Vullnetin për pas situatës se pakëndshme mbrëmë teksa Xheneta dhe Gresa e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.