Kronika

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë
10:01 | 13 Janar 2022

Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është dhunuar.

Ankuesi bashkë me vajzën e tij të mitur kanë shkuar në polici më 12 janar të këtij viti dhe e kanë raportuar rastin.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021 . Me datë 12.01.2022  ankuesi mashkull kosovar së bashku me  viktimën -vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FrontOnline

Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home

Të tjera