[wp-story]

Bota/Rajoni

Dhunohet administratori i një njësie administrative në Peqin, 4 persona në kërkim

Dhunohet administratori i një njësie administrative në Peqin, 4 persona në kërkim
16:58 | 11 Janar 2020

Katër persona janë shpallur në kërkim, ndërsa ndaj një tjetër personi ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pasi kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, në Peqin.

Policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim shtetasit  E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, të gjithë banues në Peqin.

Sipas policisë, këta persona kanë dhunuar administratorin e njësisë administrative për shkak të detyrës.

Administratori i Njësisë Administrative ndodhet janë rrezikut për jetën.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera