Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës pasi bullizohej nga shokët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Agios Konstantinos në Kefalonia, ku 23-vjeçari Kyriakos Evangelatos, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur me makinën e tij në det.
Familja e të riut kanë denoncuar duke thënë se djali i tij është ngacmuar dhe bullizuar gjatë kohës që ishte ushtar në Patra.
“Djali im i dha fund jetës. Unë e dërgova për t’i shërbyer atdheut. Unë e nxita atë sepse mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë. Fatkeqësisht, kudo që shkoi, ai iu nënshtrua një dhune të pabesueshme psikologjike nga ushtarët dhe oficerët e rangut të lartë. Të gjithë do të paguajnë, sepse nuk dua që fëmijët e tjerë të vuaj dhe familjarët të vajtojnë për fëmijët e humbur. Sepse asnjë prind nuk e meriton këtë gjë,” u shpreh babai i 23-vjeçarit.
I riu kishte marrë lejen 7 ditorë në ushtri, ndërsa ditën e tretë të lejes i ka dhënë fund jetës.

Të tjera
-
23:45 | 20 Prill 2021
-
23:32 | 20 Prill 2021
-
23:19 | 20 Prill 2021
-
23:13 | 20 Prill 2021
-
23:04 | 20 Prill 2021
-
22:56 | 20 Prill 2021
-
22:52 | 20 Prill 2021
-
22:28 | 20 Prill 2021
-
22:24 | 20 Prill 2021
-
22:24 | 20 Prill 2021
-
22:21 | 20 Prill 2021
-
22:09 | 20 Prill 2021