×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhuna te nxënësit lë gjurmë të pashlyeshme

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Dhuna në shkollat e Kosovës vazhdon të jetë ende e pranishme. Sipas Policisë së Kosovës, deri nëntor të këtij viti janë paraqitur gjithsej 176 raste të dhunës në shkolla.

    “Gjatë periudhës janar-tetor, janë evidentuar 176 raste të incidenteve në shkolla apo në afërsi të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Sipas Koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, ky fenomen vazhdon të jetë shqetësim dhe cenon të drejtat e tyre.

    “Dukuria e dhunës ndaj fëmijëve mbetet shqetësuese, si brenda familjes ashtu edhe në institucionet e tjera ku fëmijët përfshihen. Dhuna në tërësi cenon garantimin e të drejtave të fëmijëve, ajo cenon katër principet themelore të KDF, të drejtën për mos diskriminim, të drejtën për jetë, mbijetesë dhe zhvillim, interesin më të mirë të fëmijës si dhe të drejtën për të respektuar pikëpamjet e fëmijës.”

    Psikologu Kushtrim Maloku, thotë se dhuna ndodhë për shkak të faktorëve të ndryshme.

    ‘’Dhuna në shkolla ndodh për shkak të faktorëve individuale, pra, personaliteti apo karakteri i nxënësit i formuar në fëmijërinë e tij, pastaj faktorët ambiental,ekonomik, familjar dhe social. Pra, me kënd rrinë fëmija, me kë shoqërohet, çfarë forme të edukatës merr në familje”, shprehet Maloku.

    Ai tutje shton se dhuna që ushtrohet te nxënësit, ndikon negativisht sepse u humb dëshira për të ardhur në shkollë, e që kjo sipas tij mund t’i shpie deri te marrja e drogës.

    “Çdo formë e dhunës, qoftë ajo fizike, psikike dhe emocionale, ndikon shumë keq në gjendjen e përgjithshme të secilit nxënës dhe ndonjëherë i bën edhe nxënës me sjellje delikuente dhe të papërshtatshme në shkollë, ku mungojnë nga shkolla, merren me alkool, duhan e përdorimin e mjeteve të rrezikshme”.

    M.D, nxënëse në Gjimnazin “Ahmet Gashi”, tha se përveç dhunës që ndodhë mes nxënësve, ka raste edhe kur nxënësit fyhen nga mësimdhënësit duke iu dhënë etiketime ofenduese.

    “Ka raste ku mësimdhënësi i ka fyer nxënësit duke i quajtur “Qorr”, “Analfabet”, “ Mshele Gojën”, ‘’E ki ftyrën e kriminelit”, tregon ajo.

    Në lidhje më këtë Klevis Vaqaringa KOMF, shpjegon se dhuna që ushtrohet te nxënësit përveç që ndikon në zhvillim fizik dhe psikik, lënë edhe gjurmë të pashlyeshme tek ta.

    “Dhuna pa dyshim mbetet një dukuri tejet negative e cila dëmton rëndë zhvillimin fizik, mendor e psikologjik të fëmijëve. Në rastet kur dhuna ushtrohet në mënyrë sistematike, ajo mund të lërë gjurmë të pashlyeshme përgjatë gjithë jetës së fëmijës, edhe pasi fëmija të rritet”, tha ajo.

    Sipas Vaqarit, numri i rasteve që raportohen është i ulët, e për këtë ajo thotë se duhet që të punojë më shumë Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë.

    ‘’Referimet nga institucionet që punojnë me fëmijë mbeten në shkallë të ulët sidomos në rastet e dhunës në shkolla. Në përgjithësi numri i rasteve të referuara konsiderohet të jetë më i ulët se sa vetë shfaqja e kësaj dukurie. Në këtë aspekt, MASHT dhe vetë institucionet shkollore duhet të ofrojnë më shumë trajnime, vetëdijesim dhe më shumë informacion rreth dhunës mes moshatarëve, për të punuar jo vetëm në parandalim të fenomenit por edhe për të nxitur referimet e rasteve të tilla’’, thotë Klevis Vaqari.

    Edhe neni 4 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, e ndalon përdorimin e dhunës te nxënësit si formë ndëshkimi.

    “Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen ose u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese”

    2.” Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private’’.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Melizën, kanë vizituar deputeten Ganimete Musliun, e cila po...
    Lajme25 Prill 2024
    Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Marrëdhënia Heidi - Romeo ka qenë mjaft e tensionuar ditët e fundit. Ata përveç presionit që kanë nga banorët e tjerë, gjithashtu...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëve të Fushë-Kosovës, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku, të akuzuar...
    Lajme25 Prill 2024
    Në mesin e gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës, 88 kadetë janë nga komunitetet jo-shumicë. Njëri prej tyre është...
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.