Gjuha:
×
  • Kronika
  • Kronika

    Dhuna në familje, për 24 orë rrihen 7 gra e një burrë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Nëpër familjet kosovare vazhdon të ketë dhunë.

    Vetëm në 24 orëshin e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, ku u rrahën 7 gra dhe një burrë. Shkak i dhunës një grua në Mitrovicë bashkë me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

    Të mërkurën (dje), në dy familje prishtinase u rrahën gratë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.

    Rasti i dytë ka ndodhur në orët e pasdites, ku një mashkull kishte ushtruar dhunë ndaj dy femrave, për çka policia ka arrestuar atë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “ Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë dhe kanosje ndaj dy viktimave femra kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë në familje. Femra e kësaj familje shkak i lëndimeve të marra, iu dha tretmani mjekësor.

    “Fushë Kosovë 05.08.2020 – 17:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    E në një familje gjilanase në mbrëmjen e së martës u rrahën burrat.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar i cili si pasojë kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet më tej në raport të policisë.

    Dhunë fizike ndaj femrës ka ushtruar edhe një suharekas.

    “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Edhe në Pejë është raportuar se një femër është sulmuar, për çka Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit ai dërgohet në mbajtje.

    “ Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    E një grua në Mitrovicë bashkë me fëmijët e saj u dërgua në strehimore. Kjo erdhi për shkak se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike e psiqike.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe fëmijëve të saj. Viktima pas intervistimit së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, njoftoi policia.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Kronika22 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka identifikuar një person të dyshuar me urdhërarrest aktiv dhe ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në...
    Kronika22 Mars 2023
    Dy burra janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”. Policia bën të ditur se të njëjtit...
    Kronika22 Mars 2023
    Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë. Policia njofton se një vajzë, përdoruese e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme gjatë një bastisjeje nga forcat speciale të policisë (SEK) në ambientet...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të...
    Sport22 Mars 2023
    Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Tel Avivit për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për "Euro 2024" ndaj Izraelit. Ndeshja...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Europën, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, duke thënë se të mendosh ndryshe ishte...
    Sport22 Mars 2023
    Meçi i madh i cili ishte i shumëpritur mes dy kampioneve të boksit  Tyson Fury-Oleksandr Usyk, është anuluar. Bisedimet mes dy palëve...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.