×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhjetëra të vrarë nga sulmi i armatosur në Siri

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Dhjetëra persona u vranë nga një sulm ndaj një autobusi me pjesëtarë të sigurisë së qeverisë siriane në Deir al-Zor të Sirisë.

    Nuk ka informacione më të detajuara të incidentit që ndodhi në një zonë ku janë vendosur kryesisht ushtria siriane dhe milicitë e mbështetura nga Irani, pranë qytetit antik të Palmyra.

    Agjencia AFP raporton se militantët e grupit Shteti Islamik (IS) vranë 37 ushtarë pasi i zunë pritën autobusit me të cilin po udhëtonin. Ky vlerësohet të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga mposhtja e Shtetit Islamik vitin e kaluar, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë që monitoron konfliktin në Siri.

    Organizata tha se sulmi shënjestroi ushtarët e regjimit, ndërsa ata po udhëtonin në shtëpi për pushime. Agjencia zyrtare e lajmeve Sana raportoi se një “sulm terrorist” ndaj një autobusi vrau “25 qytetarë” dhe plagosi 13 të tjerë.

    IS pushtoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut dhe shpalli një “kalifat” ndërkufitar më 2014. Grupi u mposht në Siri në mars të vitit të kaluar, por qelizat e tij vazhdojnë të kryejnë sulme, përkatësisht në shkretëtirën e gjerë që shtrihet nga provinca qendrore e Homs deri në Deir Ezzor dhe kufirin me Irakun.

    “Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga rënia e IS-it vitin e kaluar”, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, për AFP.

    Rahman tha se autobusi u sulmua afër fshatit Shula nga xhihadistët të cilët shpërthyen bomba buzë rrugës përpara se të hapnin zjarr ndaj ushtarëve që i përkisnin divizionit të 4-të të ushtrisë. Dy autobusë të tjerë që ishin pjesë e autokolonës arritën të shpëtonin, tha organizata. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

    Në dhjetor të vitit 2017, kryeministri i atëhershëm i Irakut, Haider al-Abadi shpalli fitoren përfundimtare kundër IS-it. Grupi humbi territorin e fundit të të ashtuquajturit kalifat të tyre në Siri në mars të vitit 2019.

    Në muajt e fundit shkretëtira Badia e Sirisë ishte arenë e përplasjeve të rregullta midis xhihadistëve dhe forcave të regjimit sirian të mbështetur nga Rusia.

    Në prill, 27 luftëtarë besnikë të qeverisë së Damaskut dhe milicë aleatë të mbështetur nga Irani u vranë në një sulm të IS-it pranë qytetit Al-Sukhna i cili është nën kontrollin e regjimit.

    Lufta në Siri ka lënë të vrarë më shumë se 387,000 njerëz që kur filloi më 2011.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka uruar me anë të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar me përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Von Cramon tha...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, njoftoi Komiteti Hetues rus më 23 prill. Komiteti...
    Vip24 Prill 2024
    Raporti mes Eglës dhe Meritonit ka qenë ndër më të komentuarit të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Sado armiqësi mes...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës,...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.