×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhjetëra persona infektohen me Coronavirus në ditëlindjen e maces

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Një ndejë ditëlindjeje e organizuar për një mace, qoi në shpërthimin e COVID-19 që infektoi më shumë se dhjetë persona.

    Sipas gazetave “The Sun” dhe “Newsweek”, ndeja e ditëlindjes së kafshës shtëpiake kishte zënë vend në Santo Domingo të Kilit, dhe mbi dhjetë mysafir të ftuar kanë rezultuar pozitiv pas testimit për Coronavirus. Ndjekësit e ditëlindjes së maces më pas i kishin infektuar edhe anëtarët e tjerë të familjes dhe miqtë e tyre.

    Francisco Alvarez, sekretar rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë, e ka konfirmuar lajmin e shpërthimit të virusit në një deklaratë publike, dhe tha se në fillim nuk e kishte besuar lajmin me të dëgjuar çfarë kishte ndodhur.

    “Kur dëgjova se dhjetëra njerëz i kishin shkelur masat anti-Covid për një ditëlindje të maces, mendova se ishte shaka dhe se në fakt ata po mundoheshin të fshihnin diçka tjetër. Por në fakt, lajmi doli të jetë i vërtetë. E kemi konfirmuar atë së paku nga gashtë prej pesëmbëdhjetë personave të infektuar”.

    Alvarez gjithashtu e konfirmoi lajmin se macja nuk kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

    “Ishte organizatori i ditëlindjes, pra pronari i maces ai i cili rezultoi të jetë pacienti zero”, ka përfunduar ai.

    Por siç kanë zbuluar hulumtimet e mëhershme, macet në fakt mund të infektohen me koronavirus. Në prill të vitit të kaluar, dy mace në New York kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, duke u bërë kafshët e para shtëpiake në Amerikë të infektuara me këtë virus.

    Sidoqoftë, Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur në një komunikatë për media, se nuk ka fakte që kafshët shtëpiake luajnë rol në përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ndër të tjera Alvarez tha se po e ka vështirë ta kuptojë, pse qytetarët vazhdojnë të marrin pjesë në ngjarje të këtilla, pavarësisht paralajmërimeve nga Qeveria për të mos vepruar kështu, shkaku i pandemisë.

    Deri më tani, së paku 703.178 persona në Kili kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës, derisa afërsisht 18 mijë njerëz kanë vdekur.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.