×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhjetë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë të premtes

    FrontOnline
    10 Gusht 2024

    Dhjetë raste të dhunës në familje janë iniciuar gjatë të premtes në Kosovë.

    Nga tri raste janë në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe nga një rast në Gjilan, Viti, Klinë dhe Istog.

    Në mesin e këtyre rasteve, i dyshuari në rastin e Klinës, thuhet se është me të meta mendore. Për të u ankua në polici nëna e tij, e cila tha se ai e ka sulmuar fizikisht.

    Policia tha se i dyshuari është dërguar për trajtim te mjeku specialist dhe është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.

    Me nënën njëri nga të dyshuarit nga rastet në Prishtinë nuk u raportua se pati mosmarrëveshje, por me babanë po.

    Ai u arrestua nën dyshimin se tentoi të sulmoi fizikisht të atin, dhe për këtë u dërgua në mbajtje.

    Dy gra në Prishtinë u ankuan në polici, se burrat e tyre i kanë rrahur. Në njërin nga rastet i dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa në tjetrin u lirua pas intervistimit, ndërsa gruas së tij i është lëshuar urdhër-mbrojtës.

    Edhe në Gjakovë, dy gra u ankuan për burrat e tyre. Njëra nga to tha se është sulmuar fizikisht, ndërsa bashkëshorti i saj për këtë u dërgua në mbajtje.

    Ndërsa burri tjetër ra në pranga nën dyshimin se në vazhdimësi e ka keqtrajtuar gruan e tij, e për këtë arsye u dërgua në mbajtje.

    Nën dyshimin se e ka rrahur gruan u arrestua në Viti, edhe një i dyshuar me nënshtetësi të Belgjikës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Për dallim me rastet e lartpërmendura ku viktima janë gratë, në Gjakovë një burrë u ankua se pas ndarjes e dyshuara është duke e shqetësuar përmes telefonit.

    Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se viktima ka kërkuar urdhër-mbrojtës, dhe se i është lëshuar urdhër për mbrojtjen e përkohshme emergjente nga policia.

    E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

    Mes çiftit bashkëshortorë jo, por mes baballarëve dhe djemve pati mosmarrëveshje në Gjilan dhe Istog.

    Në rastin e Gjilanit, thuhet se dy të dyshuarit kishin një mosmarrëveshje mes veti. Ndërsa gjatë intervistimit njëri nga ta ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie në shtëpi.

    “Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar pushka e gjuetisë me gjashtë fishekë të kalibrit 12 GA. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha policia, përcjell Klankosova.tv.

    E rasti në Istog ka të bëj me ankesën e një personi i cili i tha policisë se ka probleme të vazhdueshme me babanë e tij.

    “I dyshuari është intervistuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se nëndegët e kësaj partie në Itali kanë përmbyllur procesin zgjedhor atje. Ajo thotë se...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë po raportohet sot në Istog. Siç raporton Indeksonline, një person u godit nga një veturë porsa doli nga lokali...
    Lajme15 Shtator 2024
    Në pamje të parë, fotografia tregon një Puzzle për fëmijë që përmban figurën e karakterit të njohur nga shkrimtari dhe karikaturisti amerikan...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë makaronash në Sakarya, Turqi, duke lënë të lënduar 21 persona. Mediat lokale raportojnë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka njoftuar se operacioni për gjetjen e turisit të zhdukur më datën 5 shtator është pezulluar....
    Lajme15 Shtator 2024
    Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë. Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Për herë të parë për komunitetin shqiptar në Malin e Zi nisi të funksionojë biblioteka me zë në gjuhën shqipe, e cila...
    Lajme15 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova është gatshme ta ndihmojë Çekinë, pas përmbytjeve me të cilat po përballet kjo...
    Lajme15 Shtator 2024
    Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ngjashëm ndodh edhe sot, ku Al Jazeera, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.