×
  • Lajme
  • Lajme

    DFK: Bulliqi fitues në Podujevë me 51.1%

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” ka treguar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.

    51.1% për Bulliqin – VV

    37.67 për Rudarin – LDK

    11.32 për Fetahun – PDK

    Këtë deklaratë ai e ka dhënë në emisionin Debat Plus të Ermajl Pandurit.

    Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.

    Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.

    Ndërkaq, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.

    Sipas të dhënave të KQZ’së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.

    Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

    Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...
    Front TV23 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka quajtur shpifje raportimet e mediave për shlyerjen e borxheve në forma...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Gjyqtarët nga Kosova do të gjykojnë në garat evropiane, që do të zhvillohen gjatë verës. Xhelal Mumini do të gjykojë në FIBA...
    Sport23 Prill 2024
    Boksierja Donjeta Sadiku e cila ka fituar normën Olimpike ka vazhduar me përgatitjet në Durrës ku do të qëndrojë 12 ditë, pastaj...
    Sport23 Prill 2024
    Pas triumfit në derbi, i cili vlente më shumë për Interin pasi u kurorëzua kampion i Italisë, Kristjan Asllani foli si tifoz...
    Lajme23 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i denoncuar për ngacmim seksual. “Xhevat...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të...
    Lajme23 Prill 2024
    Para se të rikthehej në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia ka udhëhequr për disa muaj spitalin privat “Olive”. Megjithatë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.