×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet: Si ndodhi nxjerrja nga kampi Al Hol në Siri i 5 shqiptarëve

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Pas një negocimi të gjatë 1 vjeçar Shqipëria ka mundur të nxjerrë nga kampi i ferrit Al Hol në Siri një grua dhe 4 fëmijë. Ata janë Floresha rasha, fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha sëbashku me 13 vjeçarin Endri Dumani.

    Kryeministri Edi Rama sëbashku me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, udhëtuan vetë drejt Libanit për tu takuar me ta.

    “Jam i lehtësuar sepse ky ishte një operacion i komplikuar më vjen mirë që ia dolëm, kam kontaktuar dhe me drejtuesit e operacionit dhe gjeneralin e që kanë shumë merita në këtë proces. Falenderoj dhe drejtorin e antiterrorit që për 30 ditë ka bërë përpjekje të vazhdueshme , po ashtu edhe konsullin këtu për lidhjet që janë jo aq të lehta, sepse në këtë proces ishin shumë faktorë”, tha Rama.

    Bashkë me fëmijët tani do kthehemi në Tiranë. Kemi ngritur rrjetin e nevojshëm për t’i trajtuar më kujdes.

    Floresha Rasha sëbashku me 3 fëmijët e saj dhe Endri Dumani do të mbërrijnë në Shqipëri pasditen e kësaj të marte.

    Ky operacion riatdhesimi nisi të progresojë që prej 20 shtatorit të këtij viti kur në Liban qëndroi për disa ditë ministri Lleshaj. Pas takimeve me autoritetet e sigurisë të Libanit, puna në terren vijoi nga konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb, dhe drejtori drejtorisë së antiterrorit Gledis Nano bashkë me Indrit Doda.

    Dy javët e fundit ata në fshehtësi të plotë hynë në Siri nga ku negociuan me Autoritetet Kurde që zyrtarisht njihen ai autoriteti për vetë administrimit e Sirisë Veri Lindore.

    Pas shumë negociatash këto autoritete i dhanë dritë jeshile riatdhesimit të vetëm fëmijëve jetim dhe grave të cilat kanë mbaruar procesin e hetimit e ndaj të cilave nuk rëndon asnjë akuzë apo atyre që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të specializuar.

    Konsulli shqiptar dhe drejtori antiterrorit u futën në kampin Al Hol dhe identifikuan një pjesë të shqiptarëve që ndodhen aty ku personat tashmë të shpëtuar përmbushnin kategorinë e lejuar nga Kurdët.

    Floresha Rasha 3 fëmijët e saj dhe Endri Dumani u nxorën prej ekipit shqiptarë nga Al hol, dhe nën pasa sigurie u mbajtën në një lokacion të sigurtë në Kamishli, deri në fluturimin në Damask.

    Shqiptarët e nxjerrë nga kampi u asistuan prej Gjysëm hënës së kuqe siriane në aeroportin e Damaskut për t’i çuar deri në Kufirin me Libanin në pikën kufitare të Masna.

    “Mu dha mua një leje e posaçme për të vazhduar këtë punë për të sjellë në shtëpi këta fëmijë. Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi i cili u dha urdhër vartësve që ta shikonin këtë çështje. Fillimisht kemi shkuar në Damask, ka qenë e vështirë se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur sepse ka njerëz të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura. Oficerët e antiterrorit kanë qëndruar plot 4 javë, nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincë për një javë. Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të cilët nuk janë të përfshirë në krime, të gjitha ata gra e baballarë të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat e ambasadës me ndihmën e gjeneralit”, tha konsulli, Marc Ghorayeb për Top Channel.

    Ndërsa, Gledis Nano, shefi i antiterrorit tha: Ajo që u krye deri tani dhe ato që do bëhen, kanë çështjen e sigurisë parësore. Kjo na bëri të ndërmerrnin hapa shumë të kujdesshme. Them se ia kemi arritur sot.

    Riatdhesimi kësaj gruaje dhe katër fëmijëve i hap rrugë një procesi për kthimin në Shqipëri të pjesës tjetër të mbetur të grave dhe fëmijëve shqiptarë që janë në kampet e Al Hol dhe Rozh. Ato çfarë kemi parë në Al Hol do doja të transmetoheshin që shqiptarët të shikojnë kushtet atje, se çfarë bëhet.

    Atje është kampi i Ferrit dhe jo Al Hol. Jam falenderues dhe për familjet që madje se kanë ditur fare qe kemi udhëtuar drejt Sirisë.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.