×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje të panjohura më parë që çuan në prishjen e koalicionit LVV-LDK

    FrontOnline
    02 Shkurt 2021

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka rrëfyer ngjarjet që sipas tij çuan në prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në mars të vitit të kaluar.

    Hoti ka treguar se çarja e parë ka qenë para Konferencës së Munihut, ku ai dhe kryeministri në atë periudhë Albin Kurti kishin shkuar ndaras.

    “Prej ditës së parë s’ka lënë [Kurti] kauzë pa përdor për të bërë një veprime politike që të çojnë ujë në mullirin e Vetëvendosjes.

    Por ajo është histori tanimë. Kam qenë personalisht i përfshirë në tre muaj negociata me LVV-në. Kam udhëheq pjesën programore dhe kam qenë pjesëmarrjes i arritjes së marrëveshjes Kemi imponuar 90 përqind të programit të LDK-së.

    Ata kanë lëvizë nga një ekstrem në tjetrin për ta formuar koalicionin”.

    “E kam lutur Kurtin që të shkojmë në Konferencën e Munihut. I kam thënë: lëre presidentin, tash ke kompetenca si kryeministër, ke fuqi në Kuvend dhe Qeveri. Dhe aty ka qenë thyerja e parë. Në Munih kemi shkuar veçmas. Thyerja tjetër: pas një muaji ka qenë thyerja tjetër kur kishim përgatitur planin e detajuar për zbatimin e planit qeverisës. Në Prevallë, konstatimi i tyre ka qenë që të obligohen ministrat që të nxjerrin çështje për të çuar në prokurori. Ky është mentalitet i mbrapshtë i qeverisjes”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

    Hoti është shprehur se nuk mund të jepet plan ministrave për të gjetur raste për të çuar në prokurori në mënyrë që me atë të matej performanca e tyre 100 ditore.

    “Tjetra ka qenë një vendim që ka qenë në arkivat e Qeverisë të vitit 2013 për NATO-n në veri. Njeri i ekzaltuar se çfarë gjeti aty. Vizita në Washignton – kërkesa që të udhëtojmë në Washington. E kam lutur unë, Isa Mustafa në zyrën e tij ka thënë: Të marrim përgjegjësi të shkojmë, do të bisedojmë për marrëveshje ekonomike”.

    Hoti ka thënë se nëse Kurti vjen që Qeveri, gjë për çka është shprehur se nuk beson se mund të ndodhë, Kosova do të vendnumërojë dhe në politikën e jashtme do të ketë bllokadë totale.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Izraeli kreu një sulm me raketa brenda Iranit para agimit të së premtes, raportuan mediat amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Lajme19 Prill 2024
    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Gjakovë ku janë përfshirë disa meshkuj dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Atyre i janë...
    Lajme19 Prill 2024
    Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.