22-vjeçarja L.K, nga fshati Kotlinë e Kaçanikut, ka vdekur mëngjesin e së premtes si pasojë e një vetaksidenti, në vendin e njohur si “Kulla me Çezmë”.
E ndjera ishte duke shkuar nga shtëpia në punë dhe kishte rënë me veturë nga një lartësi në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, raporton Klan Kosova.
Vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes.
Vetaksidenti tragjik i cili po vazhdon të hetohet nga policia, po thuhet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes me kushtet e rrugës.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Pikërisht në këtë zonë vite më parë, 2 zyrtarë policorë patën dalë nga rruga me veturë duke rënë poshtë, trupat e të cilëve u patën gjetur disa ditë më pas.