×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Projektligji i cili tash e 10 muaj nuk po arrin të marrë votat e deputetëve, ai për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, nuk arriti as sonte në Kuvend të marr epilog. Kjo pasi janë bllokuar në amendamentin numër 5 i propozuar nga ish- deputeti i LVV-së, Visar Korenica, amendament i cili edhe në këtë seancë dështoi të marr vota deputetësh.

    Ndonëse fizikisht ishin të pranishëm, rreth 15 deputetë nuk morën pjesë fare në votim dhe i njëjti nuk arriti të kalonte.

    Por, 61 vota në këtë seancë mori Ligji për Bankat. Me 62 vota për u miratua ai për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ndërkaq me 63 vota kaloi në lexim të dytë Ligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

    Aty u bë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin e Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Ministri Hekuran Murati se ky projektligj parasheh harmonizimin me direktivat aktuale të BE-së dhe përmbushjen e njërit prej kritereve tjera që parashihen për anëtarësimin e Kosovës në zonën e pagesave me euro e me transaksione ndërkombëtare, në mënyrë që të lehtësohen transferet dhe zvogëlohen kostot.

    Ky projektligj mori 62 vota deputetësh ndërsa u kërkua shmangie nga Rregullorja e Kuvendit që i njëjti të kalojë edhe në lexim të dytë sonte.

    Me 63 vota u miratua edhe Projektligji për Shërbimet e Pagesave.

    Ministri Murati tha se përmes tij synohet krijimi i një tregu më të integruar i pagesave në vend, i njëjti do të trajtohet edhe në lexim të dytë sonte, pasi u votua për shmangie të Rregullores.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Pridako, e cila jetonte prej dy vitesh në Prishtinë. “Me...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në...
    Lajme22 Janar 2025
    “Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar...
    Të tjera
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë, pajisje për prodhimin e kriptovalutave dhe sende të tjera të dyshimta gjatë një...
    Vip22 Janar 2025
    Xumi Allushi, një nga banorët e Big Brother VIP Albania 4, u eliminua dje pas një nominimi kokë më kokë me Eglin,...
    Lajme22 Janar 2025
    Kosova ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë kryeministri...
    Lajme22 Janar 2025
    E para kritikë nga Administrata e Donald Trump karshi qeverisë kosovare erdhi nga Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell ndaj...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës. Rastin për Front Online e...
    Lajme22 Janar 2025
    Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve pas tragjedisë që ndodhi në Turqi, ku zjarri përfshiu një hotel. E në lidhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.