×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon përsëri gjykimi ndaj Shaban Gogajt, mungon avokati

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Edhe seanca e së martës në gjykimin ndaj Shaban Gogajt ka dështuar në mungesë të avokatit Blerim Ademaj, i cili po e konteston ligjshmërinë e vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, përmes të cilit është caktuar si mbrojtës në gatishmëri i të pandehurit Gogaj, pasi ky i fundit në vazhdimësi ka mohuar që ta mbrojnë avokatët tjerë përpos avokatit të përjashtuar Besnik Berisha.

    Avokati  Ademaj pretendon se gjykata nuk ka të drejtë ta angazhojë sipas detyrës zyrtare, por Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK).

    Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova njoftoi të pranishmit se avokati Ademaj përmes parashtresës kishte arsyetuar mungesën e tij, me arsyetimin se angazhimi i tij sipas detyrës zyrtare ishte bërë nga gjykata dhe jo nga Zyra e Odës, duke mos e respektuar radhën e caktimit.

    Në këtë parashtresë avokati Ademaj ka sqaruar se në rast se nuk e respekton Memorandumin për caktimin sipas radhës së avokatëve nga Zyra e Odës së Avokatëve, ndaj tij mund të shqiptohet masë disiplinore, pasi sipas tij avokatët ex-officio caktohen nga Oda dhe jo nga gjykata.

    Avokati ka kërkuar që caktimi i avokatit të bëhet përmes Odës, duke respektuar radhën dhe nëse ai do të ishte në radhë, atëherë avokati Ademaj ka shkruar se do të jetë prezent në seancë.

    Ndryshe, në këtë seancë ishte i pranishëm prokurori Isuf Sadiku dhe i pandehuri Isuf Cacaj, ndërsa mungoi i pandehuri Gogaj, ndaj të cilit ishin revokuar udhëresat për sjellje në gjykatë për shkak të dështimit të seancës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këtë seancë, i pandehuri Cacaj kërkoi nga trupi gjykues që t’ia aprovonte fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes paleje, pasi sipas tij vepra penale për të cilën akuzohej nuk lidhej me të pandehurin Shaban.

    Ai shtoi se ishte në procedurë penale që 4 vite edhe pse ishte duke e pranuar fajësinë në vazhdimësi.

    Trupit gjykues e njoftoi të pandehurin se do të shqyrtojnë edhe njëherë këtë mundësi edhe pse një herë ishte marrë vendimi për aprovimin e fajësisë nga ana e të pandehurit Cacaj.

    Ndryshe, në këtë seancë nuk ishin të pranishëm prindërit e të ndjerit dhe avokati i tyre Berat Tmava, i cili e kishte njoftuar gjykatën se nuk do të vijnë në gjykatë, pa u siguruar se seanca do të mbahet.

    Seanca e radhës u caktua më 6 tetor 2022.

    Ndryshe, më 8 shtator 2022 avokati Liridon Tafa, i caktuar si avokat sipas detyrës zyrtare për mbrojtjen e të pandehurit Shaban Gogaj, e kishte liruar sallën e gjykimit gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Pejës, pasi njoftoi trupin gjykues se ishte kanosur nga tani i pandehuri Shaban Gogaj.

    cës apo jo seriozitetit të tij, ashtu që përkundër përpjekjeve për ofrimin e ndihmës, tani të ndjerit Agonis, i njëjti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.