×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dëshmitari mohon se informacionet që i përkisnin ZKZ-së ia përcillnin Kadri Veselit

    FrontOnline
    29 Janar 2025

    Dëshmitari Naser Krasniqi tha se sektori i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ) ka qenë pothuajse fiktiv dhe që ato pak informacione që kanë ardhur nuk i janë përcjellë Kadri Veselit si shef i këtij sektori në UÇK.

    Fillimisht, Krasniqi në intervistë për ZPS-në e kishte përshkruar rolin e tij si udhëheqës i ZKZ-së në Brigadën 121 si fiktiv, pasi emërimi i tij ishte vetëm për përmbushjen e strukturës formale dhe organogramit të UÇK-së. Edhe sot, në sallën e gjyqit dëshmitari e pohoi një gjë të tillë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Dëshmitari Krasniqi kishte thënë se detyra e çdo shërbimi inteligjence është që të mbledhë informacion dhe kjo ishte më shumë si përshkrim në organogramën e UÇK-së në atë kohë. Kishte shtuar se nuk kishte kapacitete sa u takon veprimeve konkrete në këtë shërbim.

    Krasniqi kishte thënë se edhe në rastet kur kanë mbledhur ndonjë informatë të caktuar, e kanë përcjellë. Megjithatë, ai kishe shtuar që sa i kujtohet nuk kishte marrë ndonjëherë ndonjë informacion të rëndësishëm, pasi sipas tij kishin mundësi të kufizuara.

    “Më kujtohet që e kam thënë një gjë të tillë”, tha dëshmitari, duke shtuar se edhe informacionet që janë sjellë në njësi nuk kanë qenë të rëndësishme dhe në rast që nuk do vinin këto pak informacione, shërbimi do të quhej fiktiv.

    “Nuk ka qenë ndonjë informacion që i takon nivelit të shërbimeve informative apo Zbulim-Kundërzbulimit”, tha ai.

    Krasniqi pohoi që në rast se merrej ndonjë informacion i tillë, i përcillej komandantit të Brigadës që në atë kohë ishte Haxhi Shala dhe nuk e kalonin më tej në hierarki.

    Krasniqi u përgjigj me ‘pajtohem’ kur u pyet se a është e saktë të thuhet që informacionet nuk i janë përcjellë drejtpërdrejtë Kadri Veselit që ishte shef i ZKZ-së.

    Dëshmitarit iu prezantua një vendim dhe ai mohoi se ka nxjerrë vendime të ngjashme që emëronin persona të caktuar për pozita të caktuara.

    “As si komandant i ZKZ-së e as si komandant i Togut të Policisë Ushtarake. Konsideroj që është hera e vetme që është lëshuar ai vendim. Nuk do të thotë që emërtimi është i saktë. Këtu janë disa detyra që janë dhënë skuadrës së Policisë Pshtarake në Bellanicë për ruajtjen e rendit në ato rrethana”, tha dëshmitari.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.