×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e të mbijetuarit nga masakra e familjes Deliu në Abri të Epërme të Drenasit

    FrontOnline
    26 Shtator 2022

    Me rrobat e nënës në duar në vendin ku ajo vdiq, Besnik Deliu, fillon rrëfimin e përjetimeve gjatë masakrës së familjes së tij. Jo vetëm dëshmi për nënën e Besnikut, por ky mal është i mbushur me rroba të familjes Deliu.

    Fakte për krimet e Serbisë në Abri të Epërme, njërën nga masakrat më të kobshme të cilën, e përjetoi ky njeri, 5-vjeç atë kohë.

    “Njerëzit të cilët i shpëtuan granatimeve, filluan me lëvizë në këtë pjesë të malit. Disa anën time të djathtë, dikush në pjesën e majtë e dikush në këtë përroin prapa meje. Por, forcat serbe ishin shumë afër edhe i mbytshin familjarët tonë”, rrëfen Besniku.

    Sikurse në masakrat tjera, forcat serbe pas granatimit me këmbësori siguroheshin që të mos lënë dëshmi të gjallë. Nga foshnja gjashtë javëshe e deri te më i moshuari 94-vjeç, 23 anëtarë të familjes Deliu u vranë. E Besniku, nuk e di si shpëtoi.

    “Forcat serbe na kanë marrë neve, edhe na kanë dërgu diku një kilometër larg vendit të masakrës. Na kanë dërgu në një shtëpi tek një plak e një plakë këtu afër”, thotë ai.

    Me trauma e copa të granatave në trup, ky ishte veçse fillimi i vuajtje për të.

    “Në të tretën ditë e di që xhaxhai im ka ardhë për vizitë tek ne, sepse ka vonu deri e ka kuptu se ku jemi. Unë si e kam parë, nuk e kam ditë cila uniformë është (uniforma e UÇK-së) edhe kam mbetë pa vetëdije. Pastaj veç e di që kur më ka ardhur vetëija jamë zgjuar në duart e mixhës. Para katër muajve ka ardhur gazetari, Julius Strauss pas 22 viteve ka ardhë në Kosovë, e na ka vizituar. Në këtë vend ku jemi e kam dëgjuar ngjarjen e vërtetë prej mixhës tim”, përfundon tregimin i mbijetuari i masakrës.

    Me gazetarin Julius Strauss, atë kohë si përkthyese ishte edhe Lemane Kamberi-Muriqi. Ajo tregon se kolegu i saj, nga media ndërkombëtare Daily Telegraf, pas masakrës mbeti me trauma.

    “Gazetari për të cilën kam përkthyer e ka lënë më pas gazetarinë, ka pasur traumë apo posttraumatic stress disorder (PTSD), edhe e ka lënë profesionin. Gazetarinë e ka lënë për shkak të rastit të Obrisë”, deklaron përkthyesja gjatë kohës së luftës.

    Muriqi në cilësinë e përkthyeses e ka përjetuar rëndë, por jo aq sa personat e parë që i panë trupat e vrarë.

    “Zoti na ka ruajtur vetëdijen dhe memorien, mua edhe Imerit. Ai është ballafaquar me situatën edhe u përkujdes për trupat, unë nuk isha në gjendje me i ndihmu e me i kap trupat, sepse u frigojsha”, tregon Bashkim Deliu, i afërm i të masakruarve.

    Ndër trupat e vdekur ishte edhe një foshnje në gjirin e nënës. Pak kohë pasi e gjetën edhe ajo vdiq. Për masakrën ndaj familjes Deliu sikurse për krimet tjera, dëshmitarët e familjarët thonë se Prokuroria kurrë nuk është interesuar për drejtësi. Ky fakt rëndon edhe më shumë dhimbjen e familjarëve, sidomos në përvjetorët sikurse sot.RTVD/Telegrafi/

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.