×
  • Sport
  • Sport

    Deschamps merr përgjegjësinë për humbjen, por godet edhe Mbappen pas eliminimit

    FrontOnline
    10 Korrik 2024

    Didier Deschamps ka folur pas humbjes 2-1 në gjysmëfinale nga Spanja, ku mbeti sërish pa trofe.

    Numri një i ‘Gjelave’ shprehu hapur dhe kritikat kundrejt Kylian Mbappesë, duke mos e konsideruar në nivelin e duhur.

    “Unë jam përgjegjës për situatën, jam trajneri dhe mbaj përgjegjësitë e mia. Jemi në fundin e një sezoni të ngarkuar. Mos të harrojmë që Mbappe pësoi një traumë që në ndeshjen e parë. Arritëm deri në gjysmëfinale dhe përballë kishim një skuadër të shkëlqyer si Spanja”.

    “Mbappe ishte në fushë, por nuk luajti aq mirë sa zakonisht. Nuk dua të gjej justifikime, por kur nisi Evropiani na mungonin disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë kishin probleme fizike”.

    “Bëmë maksimumin dhe tentuam të ishim sa më shumë efikas. Arritëm të shënonim të parët, por më pas Spanja e menaxhoi mirë lojën. Nuk u paraqitëm mirë, nuk luajtëm siç donim, ndonëse dhamë gjithçka. Lojtarët provuan deri në fund, por jo të gjithë luajtën në 100% të kapacitetit të tyre. Për disa arsye”, tha Deschamps.

    Nuk munguan pyetjet edhe për largimin e mundshëm të tij nga Kombëtarja e Francës, duke thënë se nuk e mendon njëgjë të tillë.

    “Ne sapo kemi humbur një gjysmëfinale. Dua më shumë respekt, ashtu siç u respektoj unë juve. Mund të shkoni të pyesni presidentin e Federatës për këtë çështje. Jam i qetë. Ndodhi ajo që ndodhi, por pyetjes për të ardhmen nuk do i përgjigjem. Ju e dini mirë se çfarë mendon presidenti. Këtë pyetje duhet ta kishit shmangur”.

    Sa i takon zgjedhjes së Mbappesë për të luajtur pa maskë, trajneri i Francës deklaroi se ajo e ka penguar në rrezen e shikimit. Duke e rreshtuar si një nga faktorët se pse djemtë e tij kanë shënuar kaq pak gola në këtë Evropian.

    “Ishte zgjedhja e tij të luante pa maskë, pasi i pengonte shikimin. Është një nga arsyet se pse nuk shënuam shumë gola. Na kanë munguar goditjet në kuadrat, gjë që na ngarkoi pak psikologjikisht.

    “Por mos të harrojmë se arritëm deri në gjysmëfinale. Shënonim të parët me Kolo Muani. Më pas erdhi goli i Yamal, që ishte i mrekullueshëm. Duhet t’i japim meritat për atë gol. U përpoqëm ta ndalonim, por teknikisht ajo goditje ishte e përsosur”, përfundoi Deschamps. /Telegrafi/

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Sport22 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë 592 pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndjekur nga Franca e Australia. 32 rusë...
    Sport22 Korrik 2024
    Arsenali dhe Bologna po i përgatisin dokumentet për transferimin e Riccardo Calafiorit. Tashmë duket se është punë e kryer që nënkampionët anglezë...
    Sport22 Korrik 2024
    Adrien Rabiot tashmë është pa skuadër, pasi ditë më parë u largua nga Juventusi, pasi nuk e rinovoi kontratën me italianët. Tash,...
    Të tjera
    Lajme23 Korrik 2024
    Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe...
    Lajme23 Korrik 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, dje bëri të ditur se edhe sot do ta intervistojë ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sipas PSRK-së, intervistimi...
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Bota/Rajoni23 Korrik 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat. “Sonte, jam krenare...
    Lajme23 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme22 Korrik 2024
    E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.