×
  • Kronika
  • Kronika

    Deri në orën 19:00 u gjobitën mbi 400 qytetarë, nuk respektuan masat anti-Covid

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    420 qytetarë janë dënuar sot deri në orën 19:00 për mos respektim të masave kundër përhapjes së Covid-19.

    Policia e Kosovës njofton se nga ora 07:00 e deri në orën 19:00 janë dhënë 31 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

    “Me datën 04.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 420 gjoba sipas Ligjit të ri anti covid dhe janë dhënë 31 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”.

    Ndërkohë aksioni i policisë dhe inspektoratit po vazhdon ende.

    “Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë.”.

    Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës, parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar sot se numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.

    Nga Rubrika
    Kronika23 Janar 2025
    Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-Skenderaj. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti...
    Kronika23 Janar 2025
    Një person është arrestuar si i dyshuar për ‘Vjedhje të rëndë” dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike”. I arrestuari dyshohet se më 17...
    Kronika22 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...
    Vip23 Janar 2025
    Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të...
    Vip23 Janar 2025
    Vullneti dhe Driloni po shijojnë momentet finale brenda shtëpisë më të famshme. E derisa qëndronin në pishinë, Vullneti i tregoi Drilonit një...
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.