×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri në ora 17:00 në Podujevë votuan vetëm 30% e qytetarëve

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Ka përfunduar procesi i votimit për Kryetarin e Komunës së Podujevës.

    Para pak minutave edhe zyrtarisht janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

    Nga qendra kryesore e votimit në Podujevë kanë deklaruar se procesi në përgjithësi ka qenë i rregullt dhe pati vetëm një raportim për një qytetar i cili kishte fotografu fletëvotimin.

    Në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”, që të drejtë vote kanë 14 mijë qytetarë, kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini” Fehmi Zeqiri, bëri të ditur se deri në orën 17:00 kanë dalë për të votuar 30 për qind e votuesve.

    “Duke pas parasysh kushtet jo të përshtatshme në të cilën jemi, jemi falënderues për angazhimin e juaj. Ne e konsiderojmë se në qendrën më të madhe të votimit pati një proces të rregullt pa ndonjë problem të veçantë, ishte proces transparent pa asnjë problem. Jemi munduar vazhdimisht të japim informacione në mënyrë që të argumentojmë që qytetarët e Podujevës e dëshmojnë se kanë pjekuri të madhe politike që të zgjedhin të preferuarin e tyre pa krijuar probleme. E dimë se jemi në një gjendje të jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, por mobilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm që problemet të jenë sa më të vogla”, tha Zeqiri.

    Tutje ai shtoi se deri në ora 17:00 përqindja e daljes në votime ishte 30%, por që më pas kjo përqindje ka ndryshuar.

    “Vetëm sa është mbyllur procesi i votimit pasi kemi kolegët që po merren me rezultatet, por sa i përket informacioneve për daljen në votime të deritanishme do të njoftoheni me kohë. Deri në ora 17:00 ka qenë dalje jo e kënaqshme vetëm deri në 30%, por deri në ora 19:00 ka ndryshuar. Ka qenë një proces i rregullt dhe transparent nga i gjithë procesi ka qenë një rast ku është fotografuar vota nga një qytetar dhe rasti është identifikuar”, shtoi ai.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.