×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri më tani katër policë të vdekur dhe 200 të tjerë të infektuar me Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Kosova ka humbur katër pjesëtarë të policisë nga coronavirusi, ndërsa rreth 200 të tjerë janë aktiv të identifikuar me COVID-19.

    Policia e Kosovës që nga muaji mars vazhdon të punojë me orar prej 12-orësh duke u angazhuar për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj coronavirusi të caktuara nga qeveria.

    Për orarin shtesë, pjesëtarët e policisë nuk kompensohen.

    Ata madje nuk do të kenë mundësi të marrin as ditë pushim si një lloj kompensimi për shkak të zgjatjes së gjendjes së pandemisë.

    Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi-Hoxha në një intervistë për “Zërin” thotë se pjesëtarët e policisë së Kosovës me gjithë angazhimin e madh dhe orarin e stërzgjatur të punës që të zbatojnë masat anti-COVID nuk kompensohen për orarin shtesë me mjete monetare.

    Kamberi-Hoxha ka thënë se ky është muaji i pestë që Policia po hynë në orarin e stërzgjatur 12 orë, shkruan Zëri.

    “Dhe kjo është një ngarkesë jo vetëm psikike, por edhe lodhje fizike sepse tërë pjesëtarët e Policisë të cilët janë të angazhuar dhe kanë qenë të angazhuar që nga marsi me këtë orar, nuk kanë pasur as të vetmen kohë që t’i kushtojnë rëndësi familjes ose anëtarëve të tjerë të cilët kanë mundur të jenë edhe me sëmundjen e COVID-19”, ka thënë ajo.

    Ajo ka bërë të ditur se “deri më tani ne i kemi humbur katër pjesëtarë të policisë, ndërsa rreth 200 të tjerë javën e kaluar janë identifikuar me COVID-19 që janë aktivë”.

    “Gjatë kësaj jave ka pasur edhe ndonjë rast i cili ka mundur me qenë me coronavirus. Në disa rrethana dikush ka simptome të cilat po ju drejtohen mjekësive familjare dhe qendrave të infektimit dhe një pjesë tjetër e cila është që nuk ka simptoma dhe nuk po e kuptojnë. Në përgjithësi numri i të infektuarve është i madh”, ka thënë ndër tjerash Kamberi-Hoxha.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.