×
  • Lajme
  • Vip
  • Lajme

    Deputetja Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

    FrontOnline
    29 Nëntor 2021

    Aktorja njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka dhënë një lajm aspak të mirë.

    E njëjta ka njoftuar se pas nëntë viteve i është rikthyer sërish tumori në kokë.

    Ajo tha se një gjë të tillë e kuptoi pas një stresi e lodhje që pati nga angazhimet e shumta, transmeton lajmi.net.

    Matoshi ka porositur të gjithë që të vlerësojnë jetën, e se në fund të fundit vetëm Zoti mund të përmirësojë situatën e saj as para, as fama as asgjë.

    Postimi i plotë:

    Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.
    Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…
    Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.
    Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.
    Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.
    Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…
    I falenderoj nga zemra krejt doktoret profesionist me te cilet bashke kemi me luftu edhe ksaj here.
    E falenderoj Zotin qe n’krejt kto sfida po m’jep force e vullnet. Une e kom besimin e plot te fuqia e tij edhe lutjet tuaja.
    Besoj qe ne fund t’javes kom me u çu me sukses edhe kom me ju kthy komente pozitive krejt lutjeve t’juja edhe komenteve plot dashni.
    JU DUA FORT ❤️
    Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN.
    Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.
    N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.
    Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve.
    N’fund te javes qe e kemi fatin e degjohemi prap, mos harroni qe ajo ka me ndodhe me vullnetin e Zotit edhe perkushtimit t’mjekve, nuk ka me m’pshtu as fama e as parja.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.