×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputetja greke thotë se Erdogani ndërhyri te çështja e detit Greqi-Shqipëri, Rama e mohon

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, deputetja e partisë qeverisëse, Dora Bakojanis një prej nënshkrueseve të marrëveshjes detare të 2009, ka theksuar se është e mërzitur që akoma nuk është arritur një marrëveshje për çështjen e Detit.

    Bakojanis në fjalën e saj në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020”, ka theksuar se është e zhgënjyer nga fakti që marrëveshja e detit e arritur në vitin 2009 u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa konfirmoi faktin se pas atij viti nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër.“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese.

    Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë, ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë të mëdha. Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.

    Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut.

    Ti drejtohemi Gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje. Unë shpresoj që kjo çështje është e qartë dhe i shumicës së vendeve të Mesdheut, shpresoj që fryma mes tre vendeve të mbizotërojë”, ka deklaruar Bakojanis.Ndërkohë kryeministri Rama në fjalën e tij ka theksuar se rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 nuk ka lidhje me ndikimin e asnjë pale të tretë, në atë kohë ai deklaron se nuk e kishte takuar kurrë presidentin e Turqisë Erdogan.

    “Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë. Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile.

    Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar dhe s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk.

    Kurrë! Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve. I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Të shtëna me armë janë raportuar në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Policia...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Banka Botërore njoftoi të enjten se Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të saj ka miratuar Programin e Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Gjykatësi i katërt me radhë federal bllokoi të enjten urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që kërkon të ndërpresë shtetësinë e të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Policia greke ka arritur të zbulojë pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Bëhet fjalë për ngjarjen e...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, në këto zgjedhje priste...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Gjermani për pjesëmarrje në “Munich Security Conference 2025”. Zyra e Kurtit njofton se kryeministri ka udhëtuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.