×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarja e VV’së: Presim që në zgjedhjet e radhës të kemi mbi 65 deputetë

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Ish-deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se pret që në zgjedhjet e radhës, subjekti të cilit i takon t’i ketë mbi 65 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

    Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka shtuar se nuk beson që do të paraqitet ndonjë pengesë për të bashkëpunuar me iniciativën e Vjosa Osmanit për të bashkë-qeverisur në të ardhmen.

    “Tani ka një numër të sondazheve që e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese – VV mbetet ajo që i prinë garës dhe do të jetë parti që do ta ketë shumicën në Kuvendin e Kosovës”.

    “Presim që në zgjedhjet e radhët të kemi mbi 65 deputetë. Ne tani si VV jemi duke dalë në sondazhe që po prijmë, por kur bashkohemi me iniciativën e Vjosa Osmanit; atëherë del përqindja edhe më e lartë”.

    “Ne kemi thënë se do të merremi vesh sidomos me iniciativën e saj dhe në ditët në vijim do të njoftoheni edhe më këtë”.

    “Tash po presim që Osmani të përfundojë me punën e saj dhe pastaj të vendosim se si do të bashkëpunojmë në të ardhmen”.

    “Ne kemi bashkëpunuar me të deri më tani dhe kemi shprehur gatishmërinë që të vazhdojmë edhe më tutje”.

    “Tani për tani nuk mund të flasim se cilat janë kriteret sepse gjatë diskutimeve nuk besoj se do të ketë diçka që do të na pengojnë drejt marrëveshjes. Ne nuk kemi biseduar për mënyrën e bashkëpunimit – ne po presim që ajo të përfundojë punën me iniciativën e saj dhe pastaj do të ulemi dhe të diskutojmë”.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...
    Lajme20 Prill 2024
    Prokuroria e Ferizajt në kërkesën për paraburgim, ka ngarkuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje Valon Aliun, i cili dyshohet...
    Lajme20 Prill 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me marrëveshjet e arritura me Serbinë....
    Lajme20 Prill 2024
    Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me...
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.