×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e VV-së: Vjosa garon me ne në listë

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    E qartë është se do të garojë me 110 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Por, me gjasë jo të gjithë emrat në listën e Vetëvendosjes, do të jenë vetëm nga kjo parti.

     

    Shumë shpejt, asaj, pritet t’i bashkohet edhe Vjosa Osmani.

    “Bashkëpunimi pritet të konkretizohet ditëve në vijim me Osmanin. Kështu që nëse Vjosa Osmani i bashkohet VV-së nuk do të shkrihet brenda listës sone, thjesht, gjen vend në 110-shin e VV-së me aq numra sa dakordohet brenda organeve të Lëvizjes”, u shpreh Arbresha Kryeziu, nga Vetëvendosje.

    Osmani e Kurti kanë edhe 5 ditë kohë për ta arritur këtë ujdi, meqë 16 janari është afati i fundit kur partitë duhet të dërgojnë në KQZ listën me emrat e pretendentëve që duan të bëhen ligjëvënës.

    80 nga 110 veta sa synojnë këtë nga lista e tyre, Arbresha Kryeziu e Vetëvendosjes është e bindur se do të arrijnë të futen në Kuvend.

     

    “Të themi të drejtën po synojmë 2/3. Qytetarët janë ata që do të tregojnë se sa deputetë do të ketë grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje”, thotë ajo.

    Kjo shumicë është e mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit në prill.

    Por, si do të rrjedhin gjërat nëse Lëvizjes nuk i dalin kështu parashikimet për 2/3 e votave pas 14 shkurtit?

    Kështu që kur te vjen radha të flasim për postin e Presidentit ky do të jetë një vendim tjetër që do të merret në organet e VV-së në bashkëpunim edhe me grupin parlamentar”, theksoi ajo për Front Online. 

    E ka diçka që në Vetëvendosje nuk po pajtohen asesi.

    Bëhet fjalë për një deklaratë të ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili trazirat në Capitol i lidhi me ngjarjet që ndodhën në Kuvend, me 2015, në Kosovë me Vetëvendosjen që hidhte gaz lotësjellës në seanca.

    “Sigurisht që është i gabum. Ka dallime shumë të mëdha. Ata nuk kanë hy me mbrojt tokën e vete. Kanë hy me mbrojt interesa të caktuara të një presidenti që nuk po është i gatshëm ta pranojë votën prej populli dhe senati”, theksoi ajo.

     

    Kryeziu me bindje të plotë thotë se partitë e tjera politike po garojnë për vendet e tjera, ngase Vetëvendosje do të dalë, sipas saj, e para në zgjedhje.

     

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pasi ka një tendencë për ta...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë Kosove se është hapur regjistrimi për votim në katër komunat...
    Lajme29 Mars 2024
    Brukseli po kërkon nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin me zbatimin e pikave të marrëveshjes të pavarura nga njëra-tjetra. Zëdhënësi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Belegut e Irzniqit të Deçanit si dhe të Poterqit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.