×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së tregon nëse bëjnë koalicion me Vetëvendosjen

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, megjithatë ka thënë se në zgjedhje do të garojë e vetme.

    “Ajo çfarë e karakterizon PDK-në është se kemi qenë gjithmonë të hapur edhe për subjektet e tjera, nuk është se nuk ka diskutime edhe lidhur me zhvillimet të cilat do të ndodhin dhe për ndonjë subjekt që dëshiron të bashkohet me listën tonë zgjedhore por nuk ka ende asgjë konkrete, pasi ende jemi në fillim”, ka thënë Deliu-Kodra.

    Deliu-Kodra ka shtuar se njëherë do të konkretizojnë programin e pastaj listën zgjedhore.

    “Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne t’i konkretizojmë pikësëpari programin tonë qeverisës, pastaj edhe listën tonë kandiduese që është njëra prej listave që do të jetë shumë serioze në krye me kandidatin tonë tashmë të konfirmuar z. Hoxhajn, pastaj do t’i shohim edhe mundësitë që gjithë ata që kanë afrime programore me PDK-në dhe që e shohin se programi ynë qeverisës mund të jetë në linja me programet e subjekteve të tjera ne do t’i diskutojmë brenda strukturës dhe lidershipit të PDK-së për të parë nëse mund të bashkëpunohet me ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë ajo, në Interaktiv të KTV-së.

    Ajo ka mohuar se mund të ketë ndonjë bashkëpunim me LDK-në apo Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme.

    “Ne do të garojmë si subjekt i vetëm politik. Ne kemi parë dy subjektet Vetëvendosjen dhe LDK-në kanë qenë në pushtet gjatë kësaj kohe dhe natyrisht PDK-ja do ta ruajë dinjitetin e saj, si subjekt politik me traditë, dhe ne do të garojmë natyrisht duke qenë të vetëdijshëm se çfarë PDK-ja përfaqëson. Asnjëherë nuk do të tjetërsohemi dhe do të bëhemi që të mos e kemi kauzën tonë kryesore”, ka thënë Deliu-Kodra. “Derisa VV-ja dhe LDK-ja kanë qenë gjatë kësaj kohe në pushtet ne dhe qytetarët e kanë parë modelin e tyre të Qeverisë dhe mënyrën se si këto dy objekte kanë qeverisë mendoj se kjo është ajo që e kemi parë gjatë gjithë vitit dhe natyrisht se do ta kemi programin tonë si subjekt i vetëm”.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën kundër Dragisha Milenkoviqit, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit i...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën....
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Në një prononcim për Front Online ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se në pozitën e tij do jetë Ragmi Mustafa....
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të...
    Kronika23 Prill 2024
    Një zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga...
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Kronika23 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.