×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së: Më erdhi rëndë kur pashë Vasfijen duke votuar për pagesën e rrymës së serbëve në Veri

    FrontOnline
    07 Maj 2021

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka aluduar se Lëvizja Vetëvendosje i ka obliguar përfaqësuesit e saj në Kuvend të votojnë pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.

    Hoxha ka thënë se për të ishte e rëndë ta shohë të votojë këtë propozim deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi-Goodma.

    “Krejt situata e krijuar dje e mori vëmendjen dhe nuk pat vëmendje votimi i 11 milionëshit, një narrativë që ata e kanë ndërtu vetën dhe e kanë pru vetën në qeveri, duke e sharë çdo kryeministër dhe çdo qeveri që ka qenë më herët. Ironia e krejt kësaj, a di ku është? Kur kam parë mikën time Vasfijen duke e çu dorën për të votu 11 milionëshin. Të paktën çfarë kanë mujtë me ba, kanë mujtë me i kursy viktimat që simbolikisht të mos ta votojnë”, ka thënë ajo.

    Deputetja e PDK-së ka folur edhe për aksionin simbolik që kryejtën gjatë ditës aktivistë të partisë së saj, teksa njoftoi se ia lanë një libër ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për, siç thotë ajo, t’i rikujtuar krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

    “Ne kërkuam që personalisht të ja dërgojmë librin e Nysret Pllanës që flet për viktimat e luftës së fundit në Kosovë. Nuk na u lejua. Ne kërkuam që vetëm dhurata të protokollohej dhe të bëhet si dhuratë,. Shpresoj që të shkojë në vendin e duhur”, deklaroi ajo në T7.

     

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.