[wp-story]

Lajme

Deputetja e PDK-së i reagon Konjufcës: Nuk është përgjegjësi e jotja organizimi i protestave, je ministër në detyrë

Deputetja e PDK-së i reagon Konjufcës: Nuk është përgjegjësi e jotja organizimi i protestave, je ministër në detyrë
22:13 | 27 Maj 2020

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, u pa gjatë ditës teksa është marrur me organizimin e provave për protestë që pritet të mbahen këtë të enjte.

Në reagimin e saj, Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës se ai si ministër në detyrë, ka përgjegjësi mbrojtjen dhe përfaqësimin e Kosovës, e jo organizimin dhe mbajtjen e protesteve partiake.

Deputetja Shoshi-Musliu, shton se përgjegjësi e tij është që në këtë kohë të merret me riatdhesimin në Kosovë të atyre që për shkak të pandemisë kanë mbetur jashtë vendit, si dhe t’i mbrojë politikat nacionale ekonomike të vendit.

Reagimi i plotë i deputetes Ariana Musliu-Shoshi:

Z. Konjufcës, si Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të doja t’ia përkujtoj se përgjegjësitë e tij kushtetuese nuk janë organizimi i provave për protesta, por kujdesi për t’i zhvilluar dhe t’i mbrojtuar interesat e Republikës së Kosovës në raport me vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare, të përkujdeset për ri-atdhesimin e qytetarëve që kanë mbetë jashtë Kosovës për arsye të pandemisë e po ashtu t’i promovojë dhe mbroj politikat nacionale dhe ekonomike të Kosovës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera