×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e LVV-së: Ministri Zemaj po bën praktikë në shëndetësi

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Deputetja e LVV-së: Ministri Zemaj po bën praktikë në shëndetësi

    Edhe pse numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë ka filluar të ulet, përmirësimi i gjendjes nuk po i atribuohet ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    Aq më shumë, nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e kishte në menaxhim më të mirë pandeminë.

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fatmire Kollçaku, në një intervistë për Front Online, është shprehur se përmirësimi i gjendjes me Covid-19 në vend, nuk duhet t’i atribuohet ministrit Zemaj.

    Sipas saj, nuk duhet as të relaksohemi pas uljes së rasteve me këtë virus, pasi që vala e dytë e tij tashmë ka filluar në disa shtete.

    “Duke parë situatën në shtetet tjera, ku e kanë pasur valën e dytë të virusit, ne nuk guxojmë të relaksohemi dhe të shikojmë kujt t’ia atribuojmë këtë situatë. Është e qartë se ka aq shumë probleme në shëndetësi dhe duhet ta dimë se nuk është vetëm Covidi”, ka thënë ajo për Front Online.

    Kollçaku ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë shumë e kujdesshme në të gjitha veprimet që merr, sidomos në lehtësimin e masave gjatë kohës së pandemisë.

    Sipas saj, për këtë duhet të vlerësohet edhe situata në regjion, duke e marrë parasysh që mund të presim rritje të rasteve me Covid, e po ashtu edhe raste me grip sezonal.

    “Çdo masë lehtësuese duhet të jetë e argumentuar. Duhet të shkojmë në të ardhmen drejt lirimit të masave, mirëpo çdo masë duhet ta analizoj qeveria shumë mirë. Ne tani kemi qëndruar shumë në vende të hapura, ndërsa nëse qëndrohet në hapësira të mbyllura rritet mundësia për përhapje të virusit”, ka thënë ajo për Front Online.

    Përndryshe sipas saj, Qeveria Kurti kishte pasur prioritet fushën e shëndetësisë, kështu edhe kishte marrë lëvdata nga institucione botërore për menaxhimin e pandemisë.

    Kollçaku ka konsideruar se po të vazhdonte të qeveriste Vetëvendosje, do të kishim një situatë edhe më të mirë me pandeminë.

    “Ne jemi dëshmitar që në kohën kur ka qeverisur Qeveria “Kurti”, ne morëm lëvdata në nivel botëror nga institucione që bëjnë menaxhimin e punës së pandemisë. Nuk kam dyshim që sikur të kishte vazhduar atë kohë Qeveria Kurti, do ta kishim një situatë shumë më të mirë”, ka theksuar ajo.

    Ajo ka thënë se ministri Zemaj nuk ka qenë i përgatitur për fushën e shëndetësisë, andaj tani ai është duke mësuar për këtë fushë.

    Kollçaku: Problemet e kamotshme po e përcjellin shëndetësinë

    Përndryshe, shëndetësia në vend, vit pas viti është ballafaquar me probleme të shumta.

    Kollçaku ka treguar se si ish-qeverisje, kishin trashëguar një sektor të shëndetësisë ku punëtorët shëndetësorë nuk trajtohen dinjitetshëm.

    Ajo ka treguar se ka shumë pakënaqësi nga pacientët e po ashtu edhe punëtorët shëndetësorë.

    “Ne e shohim se sa parregullsi ka, qoftë në klinika qoftë në spitale, dhe sa ka nevojë për kompletim të infrastrukturës ligjore dhe rishikimit të asaj se si po trajtohen profesionistët shëndetësorë. Sa po paguhen profesionistët shëndetësorë? Derisa nuk ju paguhen as orët shtesë për punën që e kanë bërë gjatë pandemisë”, ka theksuar ajo për Front Online.

    Ajo shpreson që Qeveria Hoti do t’i qaset në mënyrë më të mirë problemeve në shëndetësi e të punoj për këtë fushë.

    “Derisa janë këta njerëz, uroj që t’i qasen në mënyrë sa më të sinqertë të gjithë problemeve. Kemi pakënaqësi edhe të vetë pacientëve dhe vetë profesionistëve shëndetësorë që nuk i kanë kushtet adekuate të punës”, ka thënë ajo për Front Online.

    Nënkryetarja e VV-së: Ka keqpërdorime në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

    Kollçaku ka përmendur edhe Sigurimet Shëndetësore në vend, të cilat ende nuk kanë filluar të implementohen, përkundër milionave të ndara për Sistemin Informativ të Shëndetësisë, e Sigurimeve Shëndetësore.

    Ajo ka kërkuar strategji të duhura nga qeveria, e zbatim të Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

    “Askush nuk ka dhënë përgjegjësi për milionat e keqpërdorura. Nuk mund të dështoj një projekt që është financuar edhe nga partnerët ndërkombëtar, ka filluar zbatimi i tij dhe në fund askush nuk jep përgjegjësi. Deri tani çdo dështim mbetet pa u denoncuar fajtori. Kemi pasur edhe raste të vdekjes në QKUK për shkak të gazit dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka shtuar ajo.

    Kollçaku është shprehur se si Vetëvendosje, një nga prioritetet kryesore e kanë pasur funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe zbatimin e Sigurimeve Shëndetësore.

    Por që për shkak të rrëzimit të qeverisë, ata nuk kanë arritur të punojnë në këtë drejtim./Front Online/

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.