×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e LDK-së: Hapësirën që e pati Vjosa te ne, nuk do ta ketë askund

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Ndryshimi i kryesisë së LDK-së për ta rikthyer Vjosa Osmanin në këtë parti, nuk është  i mundur.

    Ky ndryshim, nga LDK-ja po thuhet se nuk mund të bëhet për individ të caktuar.

    Deputetja e kësaj partie, Besa Gaxherri, për Front Online thotë se në LDK bashkëpunojnë dhe punojnë të gjithë, dhe se ndryshimet nuk bëhen për individ.

    “LDK nuk mund të ndryshohet për individ, unë e thash se nuk është e individit dhe nuk do të ndryshohet për individ, në LDK bashkëpunojmë të gjithë, punojmë, kemi përgjegjësi të gjithë edhe do të punojmë bashkë”, u shpreh ajo për Front Online.

    Gaxherri tha se nuk është e kënaqur që Vjosa Osmani nuk është më pjesë e LDK-së.

    Ajo madje thotë se ka frikë se hapësirën që Osmani e ka pasur në LDK nuk do ta gjej askund.

    “Asesi jo vetëm në kuptimin politik, por as në atë njerëzor, nuk jam e kënaqur që zonja Osmani nuk është me ne, kemi udhëtuar disa vite bashkë dhe unë konsideroj se hapësirën ose vendin e mbështetjen që e ka pasur në LDK kam frikë dhe dyshoj që nuk do ta ketë askund tjetër dhe kjo më shqetëson”, thotë ajo.

    Deputetja e LDK-ja: LDK-ja duhet të shkojë e vetme në zgjedhje, jo koalicion me AKR-në

    Deputetja e LDK-së foli edhe për mundësinë e koalicionit me AKR-në e Behgjet Pacollit.

    Ndryshe nga kryetari i saj Isa Mustafa, i cili nuk e përjashton mundësinë që njerëz nga AKR-ja të futen në listën e LDK-së, Gaxherri tha se nuk e dëshiron një koalicion të tillë.

    “Nëse doni me ju dhanë mendimin e LDK-së nuk mundem sepse ende në hierarki nuk është marrë vendim, ndërsa mendimi im personal është që LDK duhet të shkojë e vetme në zgjedhje”, tha Gaxherri për Front Online.

    Gaxherri: Kosova nuk mund të jetë stabile pa LDK-në në Qeveri

    LDK-ja është kritikuar mjaft shumë për zgjedhjen e Hotit si kandidat për kryeministër nga kjo parti.

    E për këto kritika, Gaxherri tha se askush nuk ka të drejt të jap vlerësime për kandidatin e tyre për kryeministër, pasi që ai është zgjedhur nga strukturat e partisë.

    Ajo tha se kritikat që po i bëhen LDK-së, lënë për të kuptuar se kjo parti është faktorë dhe se Kosova nuk mund të jetë stabile pa LDK-në në Qeveri.

    “Është interesant që më së shumti prej të gjitha partive apo e vetmja LDK-ja komentohet, jo vetëm nga partitë, por edhe nga shoqëria civile e nga mediat kandidat i LDK-së, dhe na japin me kuptuar se jemi faktor të rëndësishme për Kosovën ose për të thënë ndryshe Kosova nuk mund të jetë stabile kur nuk është LDK duke udhëhequr Qeverinë, por unë mendoj se nuk ka të drejtë se askush të na vlerëson kandidatin”,

    Ajo tregoi se prap do të jetë kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës.

    Ndërkaq, lidhur me numrin e deputetëve që kjo parti pritet t’i marrë, Gaxherri ka thënë se këtë do ta vendosë elektorati.

    “Aq sa do të punojmë, nuk e kemi vendos listën, por në bazë të vlerësimit që e kam pasur nga qytetarët e Kosovës unë e shoh se ata me ftojnë prapë  dhe besoj se do të jem pjesë e listës”, tha ajo për Front Online.

     

     

     

     

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Sport24 Prill 2024
    La Liga do të luhet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jo menjëherë, as në sezonin tjetër, por pas disa vitesh,...
    Lajme24 Prill 2024
    “Çdo natë mendoj që kur të zgjohem në mëngjes, dikush do të më thërrasë, por që 25 vjet... asgjë”, thotë Fitim Dubovci,...
    Vip24 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Kiara Tito pak me parë ka ndarë një urim mjaftë special. Gjyshja saj Leta feston ditën e lindjes, andaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.