[wp-story]

Lajme

Deputetja e AAK’së ftohet nga Gjykata Speciale

Deputetja e AAK’së ftohet nga Gjykata Speciale
21:00 | 01 Gusht 2019

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë deputetja.

“Po, është e vërtetë se sot jam kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale. Ende nuk më është caktuar koha kur do të jap intervistë, por që siç më është thënë në mënyrë jozyrtare, kjo gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit shtator”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn. Madje kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së kryeministrit.

Përveç Haradinajt, Gjykata Speciale ka ftuar ato ditë edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë në Nismën Socialdemokrate, Jakup Krasniqin.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera