Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e AAK-së: Kurti gaboi, në takim duhej të fliste vetëm për njohje

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Nuk dihet nëse ishte e planifikuar apo rastësi.

    Takimi i parë premierë mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel u zhvillua në të njëjtën kohë kur në kryeqendrën diplomatike evropiane po qëndronte për vizitë presidenti më i fuqishëm në botë, Joe Biden.

    Ky i fundit do të informohej nga kryeshefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë vijueshmërinë e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

    Andaj, nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, thonë se shefi i ekzekutivit kosovar në tavolinën me delegacionin serb do të duhej ta shtronte pos një temë.

    “Meqenëse Biden ka qenë në Bruksel kryefjalë e takimit u dashtë me qenë pos njohja reciproke. Në mënyrë që të njëjtën temë ta dëgjojë edhe zoti Biden”, u shpreh Time Kadriaj për “Front Online”.

    Sipas Time Kadrijes, që është pjesë e këtij komisioni, 4 propozimet e tjera ishin krejt të panevojshme.

    “Është e pakuptimtë që ka hap tema të shumta në procesin e dialogut. Është dashtë veç njohja e Kosovës dhe asnjë temë tjetër, njohja me kufijtë e 17 shkurtit, e jo Asociacion me kompetenca ekzekutive. Kurti duhet t’ju kërkojë falje të gjithë atyre njerëzve që i ka qitë në rrugë, që besa që janë vra për kauza të tij që paskan qenë kauza veç për me ardhë në pushtet”, deklaroi ajo për “Front Online”.

    Takimi i 15 qershorit, nga shoqëria civile, thonë se nuk qartësoi rrjedhën e dialogut.

    “Ende është e paqartë edhe pas takimit të 15 qershorit se si do të ecim përpara. Është e qartë që nuk ka një dakordim. Duhet të dimë se si do të ecim përpara, çfarë temash do të diskutohen, çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e arritura”, u shpreh Jeta Krasniqi nga KDI.

    Megjithë përplasjet, Kurti e Vuçiq, u pajtuan që takimin e ardhshëm ta mbajnë më 25 korrik./Front Online

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2023
    Pensionisti Sabit Ramadani në një prononcim për Front Online, ai ka treguar se nuk është aspak i kënaqur me pensionin që e merr....
    Lajme25 Mars 2023
    Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi për Front Online ka thënë se ndihen të përbuzur e të fyer nga mënyra e...
    Lajme25 Mars 2023
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të jetë për vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai atje do të zhvillojë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një burrë në Gjermani ka plagosur rëndë një vajzë 17-vjeçare me sëpatë pasi kërcënoi pasagjerët në një tren, tha policia. Në qytetin...
    Kronika25 Mars 2023
    Një femër në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia. E, njëjta dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të...
    Kronika25 Mars 2023
    Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë. Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj. Në raportin...
    Vip25 Mars 2023
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë dy nga personazhet më të dashur të Big Brother VIP Albania. Ata pas festës së...
    Vip25 Mars 2023
    Olta e ka quajtur Kristin naiv. Ajo ka thënë se e tepron me faktin që do të tregojë shpesh herë se sa...
    Lajme25 Mars 2023
    Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë, po e konsiderojnë si shumë të pa qartë dakordimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.