Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se ndaj Kosovës e Serbisë mund të merren masa nëse nuk sillen me përgjegjësi.
Në këtë rast ai ka përmendur edhe çështjen e vizave, shkruan Front Online.
E, përgjegjësia kryesore për këtë deklaratë është e kryeministrit Albin Kurti.
Kështu, po thotë në një intervistë për Front Online, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, ka deklaruar se kryeministri Kurti duhet të merret seriozisht me këtë deklaratë.
“Fatkeqësisht është për keqardhje kur jepen deklarata të tilla sidomos kur bëhet fjalë për vendin tonë sepse ne nuk jemi një vend i cili duhet të sanksionohet dhe kjo është një deklaratë shumë e rëndësishme, gjë që përgjegjësia kryesore është e kryeministrit Kurti i cili duhet të merret seriozisht me këtë deklaratë që ne si shtet të mos penalizohemi dhe të mos sanksionohemi më tutje sepse për neve kjo është e tepërt”, është shprehur Bytyqi, për Front Online.
Bytyqi: Kokëfortësia e kryeministrit Kurti po e penalizon Kosovën
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi për Front Online ka folur edhe për sanksionet që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Kosovës, si shkak i mosshtenisonimit të situatës në veri kohë më parë.
Sipas saj, kokëfortësia e kryeministri Kurti po e penalizon Kosovën.
“Për neve është shumë e rëndësishme që kryeministri Kurti të vazhdojë të punojë dhe të merret seriozisht me vendin tonë dhe të mos na penalizojë se çka është më e rëndësishme për vendin tonë që ne duhet të ecim përpara dhe të mos sanskionohemi. Këto sanksione besoj dhe duhet të hiqen, por ajo është përgjegjësia e kryeministrit Kurti çfarë deklarata po jep më tutje dhe duhet të bashkëpunojë me vendet të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, ka deklaruar Bytyqi.
Bytyqi, ka thënë se sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen.
“Po, përderisa e ka një kokëfortësi kryeministri Kurti i cili po vazhdon të injorojë BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendoj që është shumë e rëndësishme për ne që këto sanskione të hiqen, të lirohet vendi dhe të vazhdojë më tutje me punët të cilat duhet të merren seriozisht, por kokëfortësia e kryeministrit Kurti është ajo e cila po e penalizon vendin tonë”, ka shtuar ajo.
Deputetja e AAK-së: Kurti, s’po mendon për dialog, nuk po shoh që do të ketë marrëveshje
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është duke menduar fare për dialogun me Serbinë.
Por, vetëm për atë se si të bëj deklarata populliste.
Ndërsa, ka thënë se nuk po sheh që së shpejti do të ketë marrëveshje mes të dyja vendeve.
“Unë nuk po shoh kurrfarë marrëveshje sepse siç e thash kryeministri Kurti me kokëfortësinë e vet po vazhdon të bëj skandale të njëpasnjëshme dhe përderisa po vazhdojnë këto skandale ne nuk jemi ende duke menduar për dialogun. Kryeministri Kurti faktikisht nuk është duke menduar për dialogun, është duke menduar se si të bëj deklarata popullsitë dhe çka është më e rëndësishme është se i mirëpritur po është në popull, jo çka është e rëndësishme për vendin tonë dhe të ecim përpara. Kjo është e rëndësishme për ne se duhet të punojmë për vendin e jo të ndalemi me deklarata populliste”, ka thënë ajo për Front Online.
Bytyqi e AAK-së: Qeveria Kurti, qeveria me më së shumti afera korruptive
“Qeveria Kurti është ndoshta njëra prej qeverise që ka më së shumti afera korruptive”.
Kështu mendon deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo, për Front Online ka deklaruar se gjatë fushatës vet kryeministri Kurti ka deklaruar se janë kundër korrupsionit, por se tash po del të jetë e kundërta.
“Skandale të shumta ku ka qenë ky i vetmi kryeministër që ka dal gjatë fushatës dhe ka thënë që ne jemi kundër korrupsionit, ne nuk jemi për punësime familjare, ku i ka të gjitha aferat korruptive që ka më së shumti, ndoshta qeveria e cila ndoshta ka më së shumti afera korruptive është qeveria Kurti”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa, kur është pyetur se a ka argument Lëvizja Vetëvendosje që në zgjedhjet e ardhshme të flet për qeverisje me duar të pastra, kjo ka qenë përgjigja e deputetes.
“Po e shohim ne, po shpresoj që edhe populli ta sheh se skandalet e shumta të cilat i ka bërë qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje ta penalizojë kryeministrin Kurti me qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje që nuk është duke punuar ashtu siç është thënë edhe gjatë fushatës së vitit 2021sepse ne e kemi parë që të gjitha premtimet të cilat i ka bërë në vitin 2021 asnjë premtim nuk e ka mbajtë, kështu që shpresoj që populli ta sheh dhe ta penalizojë me votë. Kjo është më e rëndësishme për neve sepse nuk kemi kohë ne të punojmë me deklarata të tilla të cilat premtimet i ka pas dhe nuk po i mban asnjë”, ka shtuar ajo për Front Online.
Bytyqi: Do të punojmë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por edhe populli ta penalizojë me vota
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një intervistë për Front Online ka folur edhe për nisëm për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas saj, ky mocion është diskutuar por se hapa të mëtutjeshëm nuk kanë ndërmarrë.
Bytyqi, ka thënë se do të punojnë fuqishëm për mocion, por se ka shtuar se ndoshta është më mirë që populli ta sheh vet keqqeverisjen e Kurtit dhe ta penalizojë me vota.
“Po, është e vërtetë që e kemi nis, por ajo çka është më e rëndësishme është se në në shtator po vazhdojmë të punojmë dhe ta shohim si po funskionon. Është me rëndësi që mocioni është diskutuar, mirëpo hapa të mëtutjeshëm nuk kemi marrë dhe e kemi parë të nevojshme që partitë opozitare ta shohin se sa po e vlerësojnë dhe do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për mocion, mirëpo mendimi im që duhet ta lemë kryeministrin Kurti edhe pak dhe ta sheh populli si po keq qeveris dhe ta penalizojë vet me vota”, ka deklaruar Bytyqi.
Deputetja e AAK-së për vendimin e MASHT-it: Skandali i radhës, disa prindër s’kanë as llogari bankare
Skandal të radhës të qeverisë Kurti e ka quajtur vendimin e Ministrisë së Arsimit për rimbursim për blerje të teksteve shkollore për fëmijët, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Sipas saj, ka prindër që jetojnë në viset rurale dhe nuk kanë as llogari bankare.
“Skandali i radhës është ky i ministrisë se arsimit sepse një skandal i tillë nuk e di që ka ndodhë ndonjëherë, ajo çka është më e rëndësishme dhe më shqetësuese është se unë kam pas shume komente, shumë takime me mësimdhënës, me prindër të cilët jetojnë në viset rurale nuk kanë as llogari bankare, nuk din as se si të aplikojnë që t’i marrin paratë për tekstet shkollore. Ata nuk kanë mundësi as me ua ble. Kështu që është shumë shqetësuese kjo”, ka thënë ajo.
Bytyqi, ka pohuar se për Qeverinë Kurti me rëndësi është që të dalin mirë tek qytetarët, e jo ajo se si po harxhohet buxhetit i shtetit.
“Për këta me rëndësi është që me dal në popull mirë, që ne po e ndalim korrupsionin gjë që nuk është e vërtetë dhe ajo se si po harxhohen paret e shtetit nuk janë të rëndësishme, ne me rëndësi me dal në popull mirë, kështu po e sheh Lëvizja Vetëvendosje e për neve është shumë shqetësuese kjo”, ka shtuar Bytyqi.
Ministria e Arsimit e kishte anuluar më 9 gusht tenderin për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit e klasës së parë deri në klasën e pestë, për vitin e ri shkollor që nis më 1 shtator, nën arsyetimin se “librat janë shtrenjtë”./Front Online