×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Bunjaku-Rexhepi: Kurti u ka shpallur luftë qytetarëve

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të ardhur në pushtet, i ka thyer shumicën e parimeve të tij, të kohës sa ishte në opozitë.

    Bunjaku u shpreh se Kurti është duke u viktimizuar vazhdimisht, dhe sipas saj, ai u ka shpallur luftë qytetarëve të Kosovës.

    “Kurti ka thënë se nuk ka për të ecur me truproje, nuk ka për të ecur me xhipa të zi, ai ka thënë se do të vendosë me qytetarët, ai u ka shpallur luftë qytetarëve. Ai mendon se gjithë qytetarët, opozita mendojnë kundër tij, kjo është për analizë. Ai duhet të mendojë me kokë të ftohtë, nuk janë të gjithë kundër tij. Ne jemi aty për ta përkrahur për projektligje që i shërbejnë qytetarët e Kosovës, LDK sot i ka votuar projektligjet e Albulena Haxhiut”, ka thënë ajo.

    Bunjaku ka theksuar se LDK nuk e ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë, për arsye se ajo është votuar me mbi 50% të votave të përgjithshme të qytetarëve.

    “Ai po mendon se kemi tendencë se po mendojmë ta rrëzojmë prej qeverisë. Ne si LDK, nuk do të marrim iniciativë ta rrëzojmë prej qeverisë, sepse është votuar mbi 50%”, ka thënë ajo.

    Bunjaku, foli edhe për pakënaqësitë e deputetëve të LVV-së, për të cilët tha se e kanë derën e hapur për aderim në LDK. Ajo tha se deputetët e pozitës, nuk guxojnë të votojnë ndryshe nga urdhrat e kryeministrit Kurti.

    “Pakënaqësi në LVV jam e sigurt që ka, por nuk do të japë detaje më shumë. Po edhe shumë të tjerë deputetë që i takojnë LVV-së nuk e kanë vendin në LVV, sepse aty funksionojnë vetëm me urdhër të Albin Kurtit, deputetët nuk janë të lirë të vendosin për votën e tyre”, ka thënë ajo.

    Ajo u shpreh se në listën e deputetëve të LVV-së, ka deputet të cilët nuk përshtaten fare me idetë e partisë. /Dukagjini/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.