×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Deputeti Tolaj kërkon rregullimin e pagës jubilare për pensionistët

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arber Tolaj ka folur për pagën jubilare të pensionimit për profesionistët shëndetësorë, të cilin shqetësim e ka ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës.

    Tolaj ka thënë se kjo e drejtë e punëtorëve shëndetësorë është e rregulluar me kontratën selektive, siç tha ai është duke u bërë në baza personale.

    Prandaj, siç shpjegoi ai, punëtorët shëndetësorë pas pensionimit janë duke e kërkuar të drejtën e tyre përmes rrugëve gjyqësore.

    “Me kontratën selektive sektoriale janë të rregulluar tri pagat e fundit për të gjithë punëtorët shëndetësorë para pensionimit, po ashtu përmes kontratës sektoriale selektive të shëndetësisë janë të rregulluara edhe tri pagat pas pensionimit të të gjithë punëtorëve shëndetësorë pa dallim. Realisht realizmi i kësaj të drejtë të rregulluar me kontratën selektive është duke u bërë në baza personale sepse institucionet shëndetësore nuk kanë mjete për t’iu dal në ndihmë për këtë arsye në Kuvendin e Kosovës kam bërë pyetje parlamentare ministrit të Shëndetësisë dhe për momentin të gjithë punëtorët shëndetësorë qoftë për pagat jubilare po ashtu edhe për pagat pas pensionimit të cilat i takojnë me këtë të drejtë, ato nuk mund të realizohen përmes institucioneve por të gjitha janë duke u bërë për momentin në baza personale, në rrugë gjyqësore, mirëpo njëherësh kjo ka edhe shpenzime shtesë administrative me një kamatë prej 8 për qind”, ka thënë Tolaj, përcjell Telegrafi.

    Ai po ashtu ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të pagave, pasi sipas tij kjo mund të shkaktoj një krizë në vend.

    “Ligji i pagave veç është aprovuar në mars të vitit 2019 nga Qeveria Haradinaj. Në bazë të rregullave dhe dispozitave ligjore është dashur që të pritej diku nëntë muaj për fillimin e implementimit të këtyre pagave, që ka rezultuar të jetë dhjetori i vitit 2019, mirëpo fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur, pasi edhe disa kategori tjera e kanë shfrytëzuar të drejtën për rritje të pagave përmes avokatit të popullit, pastaj e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo e ktheu në pikën fillestare këtë çështje, ndoshta ta kthej dhe në Kuvendin e Kosovës. Rrjedhimisht për të gjitha këto kategori që veç kanë qenë përfitues të ligjit të pagave, e që nuk janë vetëm punëtorët shëndetësorë, por edhe ata të arsimit, policia, dhe rrjedhimisht është normale që të krijohet një krizë në kuptimin e pakënaqësive të gjithë punëtorëve shëndetësorë, po ashtu edhe të kategorive tjera që kanë përfituar në kuadër të këtij ligji”, theksoi ai.

    Tolaj foli edhe për gjendjen momentale të pandemisë me COVID-19, ku tha se me marrjen e këtyre masave nga Qeveria e Kosovës situata mund të vij drejt përmirësimit dhe gradualisht dhe normalizimit të situatës.

    “Gjendja e pandemisë është problem global dhe jo vetëm i Kosovës, me marrjen e këtyre masave dhe me kufizimin që janë bëtë kohëve të fundit besoj se situata mund të vij deri tek përmirësimi dhe gradualisht dhe tek normalizimi”, tha Tolaj.

    Meqë e ushtron profesionin e ortopedit, Tolaj shpjegoi se në Klinikën e Ortopedisë janë duke u trajtuar vetëm rastet emergjente.

    “Masat e punës janë të kufizuara dhe reduktuara, punohet vetëm në raste emergjente. Është marr një vendim nga Ministria e Shëndetësisë, që ata persona që nuk kanë simptoma të virusit mos të ju nënshtrohen testit. Në personelin tonë shëndetësorë kemi të prekur nga COVID-19, dhe janë marr të gjitha masat e nevojshme”, tha ndër të tjerash Tolaj.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhur me situatën e grave në Kosovë, Valdete Idrizi, aktiviste e të drejtave të njeriut, feministe dhe aktiviste e paqes, ka theksuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Në garë me gati 400 Universitete, ekipi i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, arriti në top 3-shen më të mirë në...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.