Lajme

Deputeti Kokaj: Grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje, greva është politike

Deputeti Kokaj: Grevistët nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje, greva është politike
00:02 | 23 Shtator 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka thënë se greva në arsim që është duke u mbajtur tash e saj javë ka karakter politik.

“Grevat kanë natyrë politike. Kjo është mjaftë transparente. Transparente për faktin e parë që po e shihni se si ato që i shoqërojnë qëllimet e caktuara politike. Pastaj, bisedat që organizohen, ministria vazhdimisht kanë pasur biseda sociale, kryeministri, deputetët e kështu me radhë”.

“Por ata udhëheqësit grevistë, me këmbëngulësi shihet që nuk janë të interesuar për të gjetur zgjidhje. Nëse i bashkoni këta faktorë, nxjerrin rezultatin se grevat dalin politike, është shumë e mjerueshme”,ka thënë Kokaj.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera