[wp-story]

Lajme

Deputeti Ilir Deda propozon listë të përbashkët të partive opozitare

Deputeti Ilir Deda propozon listë të përbashkët të partive opozitare
18:54 | 05 Gusht 2019

Deputeti Ilir Deda ka shprehur habinë me caktimin e datës 22 gusht për mbajtjen e seancës për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se një gjë e tillë është në shpërputhje me deklaratat e krerëve të partive politike.

“E patëm një garë ku të gjithë thoshin se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt. Duhet të sqarohen publikisht pse u caktua data e 22 gushtit”.

Ndërsa sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve të reja, Deda ka paraqitur një propozim, që sipas tij, do t’i ndihmojë vendit ne tejkalimin e situatës aktuale.“Mirë do të ishte të dalim me një listë e përbashkët opozitare”. “Ajo do ti fitonte 50 % që do të ishte një shumicë solide ne Kuvend”.

“Çdokush që nuk ka pasur mundësinë të kandidojë të bëhet pjesë e saj, të gjitha partitë politike opozitare të jenë së bashku për një kandidat për kryeministër, të paraqesin 100 emra në liste dhe rreth 15 emra për ministritë potenciale” ka tregura Deda në një intervistë në Info Magazine

Deda gjithashtu tha se është e rëndësishme që të përafrohen planprogramet para zgjedhjeve dhe të paraqitet një plan emergjent për 100 ditshin e parë dhe se kjo është diçka që iu intereson qytetareve.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera