×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së: Pako Emergjente e Qeverisë Hoti është plagjiaturë, e ka shkruar Besnik Bislimi

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Deputeti i VV’së, Hajrullah Çeku, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se Pako emergjente e Qeverisë Hoti është kopje e asaj të Qeverisë Kurti.

    Ai ka thënë po ashtu se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po gjen arsyetime që të mos vijë në Kuvend.

    “Hoti po gjen arsyetime që të mos ballafaqohet me deputetët në Kuvend. E kemi thirrur në interpelancë për nesër. Të them të drejtën nuk presim që të thotë dicka të re përvec këtyre që i thotë zakonisht. Ai ka gjetur arsyetime që të mos vijë në Kuvend. Por edhe kur ka qenë në seanca ka qenë anemik dhe nuk ka thënë asgjë të vlefshme”, tha ai.

    “Kur erdhën në qeveri erdhën me pompozitet. Thanë që janë ekspertë, qeveri e ekspertëve. Ekspertë  të ekonomisë, shëndetësisë e kështu me radhë. Kjo ishte arsyetimi për rrëzim të qeverisë. E para ishte flluska e anti-amerikanizmit që e zbuluan vetë. Për menaxhim të pandemisë mos të flasim. Krahasoni pakot emergjente. Ajo është një kopje e Pakos sonë së Rimëkëmbjes të ideuar nga Besnik Bislimi. Një plagjiaturë”, shtoi Ceku.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.