Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca thotë se tani po kuptohen reagimet dhe sulmet e LDK e PDK kur flitej për nepotizmin dhe gradimet joligjore diplomatike.
Kjo duke iu referuar emrave të të afërmve të politikanëve të këtyre partive që janë në shërbimet diplomatike. Emrat e tyre u shfaqën nga Rtv Dukagjini.
Degradimi i skajshëm i shërbimit diplomatik po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror, shkruan Gjyshinca,.
E kjo sipas tij mbase është e mira e vetme nga kjo.
Ky është postimi i tij i plotë:
Tash, kuptohen më lehtë e më mirë reagimet anormale dhe sulmet e deputetëve të LDK-së e PDK-së kur ne në mbledhjet e Komisionit për Punë të Jashtme e në seancat e Kuvendit të Kosovës flisnim për nepotizmin dhe gradimet diplomatike joligjore në MPJD.
Më në fund degradimi i skajshëm i shërbimit tonë diplomatik dhe rreziku që ky degradim përbën për shtetësinë dhe prioritetet ndërkombëtare të Republikës sonë po bëhen temë diskutimi mbarë shoqëror. Mbase kjo, është e mira e vetme nga i gjithë ky turp!

Të tjera
-
21:10 | 24 Dhjetor 2020
-
21:03 | 24 Dhjetor 2020
-
20:56 | 24 Dhjetor 2020
-
20:51 | 24 Dhjetor 2020
-
20:48 | 24 Dhjetor 2020
-
20:47 | 24 Dhjetor 2020
-
20:32 | 24 Dhjetor 2020
-
20:29 | 24 Dhjetor 2020
-
20:26 | 24 Dhjetor 2020
-
20:24 | 24 Dhjetor 2020
-
20:23 | 24 Dhjetor 2020
-
20:21 | 24 Dhjetor 2020