Janë bërë më shumë se tri javë që kur Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua draft-statuti evropian për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ende nuk dihet se çfarë në fakt përmban.
Një i tillë u publikua gjatë këtyre ditëve nga ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, mirëpo për vërtetësinë e draftit nuk kanë treguar nga Qeveria e Kosovës e as nga BE-ja.
Vërtetësinë e këtij drafti po e vë në pikëpyetje edhe deputeti i pushtetit, Arbër Rexhaj.
Ai për Front Online thotë që nuk duhet të bazohemi në atë që është publikuar.
“Draft-statuti i cili është shpërndarë kohëve të fundit në media edhe që është diskutuar, analizuar e debatu, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka mohu e as pohu, në fakt derisa ta kemi një draft zyrtar, sigurisht ne nuk mund të bazohemi në këtë ekzistues qoftë apo jo i vërtetë”, deklaroi ai.
Rexhaj në një intervistë për Front Online ka thënë që nuk ka kuptim asnjë marrëveshje pa u nënshkruar.
Por sipas Rexhajt, Serbia nuk ka interesim për ta bërë këtë.
“Ne si institucione jemi të interesuar që ta kemi një marrëveshje të plotë, të nënshkruar, të dakorduar dhe të obligueshme për të dyja palët, pra nuk ka kuptim zbatimi i Asociacionit në Republikën e Kosovës kur në përgjithësi mungon pra një marrëveshje e plotë, e që duket që Serbia nuk është fare i interesuar që të ketë marrëveshje me Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast nuk mund të ketë as asociacion apo diçka tjetër e cila është në dëm të republikës pa pasur një marrëveshje të plotë”, u shpreh ai.
Deputeti i VV-së: Draft-statutin se kemi parë, Asociacion nuk do të ketë pa marrëveshje të plotë
Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj mohon ta ketë parë draft-statutin e ri të Asociacionit.
Por, ai shprehet i bindur që nuk do të ketë Asociacion pas pasur marrëveshje të plotë me Serbinë.
“Ne nuk e kemi parë draftin sepse ashtu siç ka thënë kryeministri Kurti, ashtu si nga pesë fuqitë të cilët kanë qenë aty të pranishëm në takimin e fundit me kryeministrin Kurti kanë kërkuar që të jetë konfidenciale, mirëpo ne kemi biseduar të themi për parimet kryesore dhe në këtë kuptim, kryeministri Kurti ka qenë shumë i qartë , që ka thënë se nuk ka asociacion në Republikën e Kosovës pa pasur një marrëveshje të plotë”, deklaroi ai për Front Online.
Rexhaj tregon përpjekjet që po bëhen për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive.
Ai për Front Online ka thënë që Asociacioni është prezent që nga viti 2013, që sipas tij Kurti, po mundohet ta zhbëjë.
“Asociacioni është obligim ndërkombëtarë nga viti 2013, pra nuk është që kryeministri Kurti ose Lëvizja Vetëvendosje ka sjell diçka të re në këtë frymë, sepse përherë po tentohet të thuhet që ju keni sjell ta themi edhe një marrëveshje si obligim ndërkombëtarë. Jo në asnjë formë. Asociacioni është aty nga viti 2013 dhe krejt ne çka po mundohemi të bëjmë është që Asociacioni i cili ka pas kompetencë ekzekutive që në 2015 Gjykata Kushtetuese e rikthen prapë në 2013 thotë bëje sërish në parimet e saj, është që ta minimizojmë rolin e saj destruktiv, ose ta zhbëjmë në plotni”, u shpreh ai.
Rexhaj: Bisedimet e Kurtit me FIT-in do të vazhdojnë, nuk u refuzua e as pranua asgjë
Qeveria e Kosovës ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ekzekutivi kosovar e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori.
Shtesa më e lartë do të jetë për Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt prej 150 euro.
E këta të fundit janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë.
Në pasditen e të mërkurës, kryeministri u takua me këtë njësi, për të diskutuar pikërisht për shtesat.
Nga takimi nuk u dha detaje, mirëpo sipas deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj thotë që debati me këtë kategori do të vazhdoj.
Ai për Front Online ka thënë që shumë shpejt do të ketë përgjigje nga Qeveria dhe Njësia Elitare.
“Tash së fundmi segment të caktuar të policisë ka ankesa për mjetet e rrezikut dhe orëve shtesë, kryesisht të rrezikut, dje kanë pasur një takim mes kryeministrit dhe mes akterëve relevant ku është diskutuar gjerë e gjatë, kryeministri Kurti i ka falënderuar ata, dhe në këtë kuptim debati social po vazhdon, pra nuk ka ndonjë kërkesë e cila është refuzuar ose pranuar, unë po them që debati po vazhdon me ta, dhe besoj që së shpejti do të ketë përgjigje nga të dy anët”, deklaroi Rexhaj për Front Online.
Rexhaj: Ikja e të rinjve ndodh në gjithë rajonin, jo vetëm në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se pas janarit gjendja s’mund të ndryshojë dhe nuk ka rrezik për zbrazje të Kosovës.
Ai tha se ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen.
Një vijë me shefin e Qeverisë, është edhe deputeti Arbër Rexhaj.
Ai në një intervistë për Front Online ka thënë se ikjet janë në gjithë rajonin, e jo vetëm në Kosovë.
“Ky trend i ikjeve nuk është vetëm në Republikën e Kosovës, është më shumë në Republikën e Shqipërisë, Maqedonisë, të Serbisë, të Bosnjës, dhe në këtë kuptim, mendoj që menjëherë pas 1 janarit do të ketë dalje sepse liberalizimi i vizave nënkupton kur një qytetar i drejtohet një vendi tjetër qoftë për aspekte ekonomike, studimore, ose diçka tjetër, sepse Kosova ka qenë një zonë e mbyllur fatkeqësisht prej jo të mirës sepse është bërë një padrejtësi kogja e madhe ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe në këtë kuptim Kosova ka shënuar progres ekonomik”, deklaroi ai për Front Online.