×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i reagon Stanos: S’mund t’i lëmë punët e brendshme nga kërcënimi për masa

    FrontOnline
    09 Gusht 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka thënë se ambasadorët QUINT-it nuk kanë dhënë asnjë arsye pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit.

    Ai ka thënë se për temën e urës së Ibrit ka pas marrëveshje që nga viti 2016 dhe nuk është bërë.

    Bajrami në Tëvë1 ka shtruar pyetjen se a duhet të pritet një dekadë për hapjen e saj.

    “Ambasadorët e QUINTI-it nuk patën një përgjigje se pse nuk duhet të hapet ura e Ibrit. Të paktën ta kemi një arsye pse nuk duhet të hapet ura, përveçse është një anshme. Hapja e urës nuk mund të jetë e dyanshme, sepse ne nuk jemi duke hapur një urë që na lidh me Serbinë”, ka thënë Bajrami.

    Ai ka komentuar edhe deklarimin e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili ka thënë se Kosovë mund t’i shtohen masat për veprimet e “njëanshme” të Kosovës. Bajrami ka thënë se Kosova nuk mund t’i lë punët e brendshme nga kërcënimi për masa që sipas tij, edhe këto aktuale janë të padrejta.

    “Edhe këto që janë, janë të paarsyeshme. Asnjë zyrtar i BE nuk mundet me tregu pse janë. Ne nuk mundemi mi lënë çështjet e brendshme të Kosovës me i lanë në dorë të një kërcënimi për masa të reja”, ka thënë Bajrami.

    BE e ShBA janë shprehur kundër hapjes së urës së Ibrit, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur se ura do të hapet në momentin e duhur.

    Të enjten në Mitrovicë të Veriut është mbajtur një tubim me qytetarë ku u diskutua për këtë çështje e ku disa serb ishin kundër hapjes.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Të hënën, 9 shtator, do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në njoftim, bëhet e ditur...
    Lajme08 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellur rrebeshe lokale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.