[wp-story]

Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes merr një detyrë të re

Deputeti i Vetëvendosjes merr një detyrë të re
10:44 | 14 Shkurt 2020

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sot ka marr një detyrë të re nga partia e tij. Ai sot është emëruar  anëtarit i Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë-AKI.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bajqinovci me një postim të tij në Facebook, duke thënë se institucionet e sigurisë kanë qenë cak i kontrollit partiak, të cilat janë keqpërdorur për interesa personale e grupore.

“Dua të shprehë falenderimin tim ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, që më ka besuar detyrën e anëtarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë-AKI Institucionet e sigurisë kanë qenë cak i kontrollit partiak, të cilat, janë keqpërdorur për interesa personale e grupore. Si rezultat, ato nuk kanë qenë në gjendje sa duhet t’i kryejnë detyrat e tyre në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajqinovci.

Tutje, Bajqinovci ka thënë se do punoje që mbikëqyrja parlamentare e AKI-së të arrijë në nivelin e duhur ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit.

“Me tërë kapacitetin tim, do të punojë brenda detyrave kushtetuese të mia, që ta mbështesim procesin e reformave nëpër mekanizmat e sigurisë në vend. Me nder e përkushtim kombëtar, qytetar e moral do të angazhohem që mbikqyrja parlamentare e AKI’së të arrijë qëllimin përfundimtar në shërbim të ngritjes së këtij institucioni, në nivelin e duhur ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit. Poashtu edhe në komisionet të cilat kam njohuri do t’a jap kontributin tim në cilësinë e deputetit”, ka përfunduar Bajqinovci.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera