×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Të gjithë vendosën vija të kuqe për PDK’në, tash oferta nga të gjithë

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Deputeti i PDK’së Sejdi Hoxha thotë se kjo parti po merr oferta nga të gjitha partitë politike, përfshirë ato që dikur thoshin se për partinë e udhëhequr nga Kadri Veseli kanë “vija të kuqe”. Sipas tij, qeverisja më e mirë ishte në kohën e PDK’së derisa ka kritika për qeveritë me udhëheqës nga partitë tjera.

    Fjalë të mira s’ka as për qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    “Koalicioni aktual qeverisës i ndërtuar nga LDK, AAK, NISMA nuk po ka energji dhe guxim ta udhëheq vendin, ata më tepër po merren me çështje të egove personale se sa me brengat e qytetarëve’, shkroi Sejdiu në Facebook.

    Ai është i bindur se “pa nuk bënë pa PDK’në” derisa kujton thirrjet e VV’së për bashkëpunim në rrëzimin e qeverisë Hoti.

    “Tash kemi një situatë interesante LVV na bënë thirrje për bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë, derisa partitë e tjera na ftojnë në qeveri, krejt kjo dëshmon që nuk bënë pa PDK-në”.

    Shkrimi i plotë i Hoxhës në Facebook:

    Duke qenë të vetëdijshëm për punët e mira që ka bërë PDK për vendin, si dhe duke e ditur fuqinë politike që ka kjo Parti, partitë e tjera në kohë fushate nëpër studio televizive hidhnin akuza nga më të ndryshmet dhe vendosnin vija të kuqe për bashkëpunim.

    Normalisht që edhe ne kishim disa lëshime në qeverisje, por ata u mundonin që t’i shfrytëzonin këto lëshime të vogla dhe ta humbin fokusin nga punët e mëdha që ka bërë PDK në shtet ndërtim, Infrastrukturë rrugore, ndërtim të shkollave, rritje pagash për të gjitha kategoritë e shumë e shumë të arritura të tjera.

    Tani i provuam të gjitha partitë, Qeveria Kurti doli të jetë një nga qeveritë më të dështuara, LVV dhe LDK ndërtuan koalicionin e ‘’ shpresës’’. Zyrtarët i LDK-së flisnin me ëndje për koalicionin me LVV-në, bile deklaronin publikisht që koalicioni i ‘’shpresës’’ do të jetë 4 plus 4 vite, por realiteti doli të jetë ndryshe bashkëpunimi nuk zgjati as 4 muaj, shpresa e proklamuar u kthye në zhgënjim për qytetarët, ky koalicion u vet dorëzua para sfidave në kohën kur qytetaret kishin më së shumti nevojë për dorën e shtetit.

    Koalicioni aktual qeverisës i ndërtuar nga LDK, AAK, NISMA nuk po ka energji dhe guxim ta udhëheq vendin, ata më tepër po merren me çështje të egove personale se sa me brengat e qytetarëve.

    Tash kemi një situatë interesante LVV na bënë thirrje për bashkëpunim për ta rrëzuar qeverinë, derisa partitë e tjera na ftojnë në qeveri, krejt kjo dëshmon që nuk bënë pa PDK-në.

    Sejdi Hoxha

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Prill 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare. Nëpërmjet një postimi në Facebook,...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka quajtur qëndrim korrekt atë të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca i cili në fillim të...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme të kontribuojë...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se VV ka të drejtë ta propozojë kryetaren e kuvendit, por jo për “ta imponuar...
    Lajme21 Prill 2025
    Gkauk Konjufca tha se e kanë emrin e njëjtë, atë të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Megjithatë, propozimi nuk u vu...
    Lajme21 Prill 2025
    Ndaj sulmeve të Lëvizjes Vetëvendosje bërë ndaj kompanisë Devolli ku bëhej thirrje për bojkotim të produkteve vendore dhe televizionit Klan Kosova, ka...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se Kosova do “t’i fitojë institucionet e saj”, teksa hyri në ndërtesën e Kuvendit për seancën...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk ka ndryshuar qëndrim mbi çështjen e votimit të kandidatit për Kryeparlamentar të partisë propozuese. ”Jemi sot...
    Lajme21 Prill 2025
    Faton Peci nga Guxo, ka pranuar se Lëvizja Vetëvendosje me të cilët janë partnerë koalicioni, ende nuk ka ndërruar qëndrim për kandidaturën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.