×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i PDK-së: Shëndetësia afër kolapsit, situata ka dalë jashtë kontrollit

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Lirimi i masave për parandalimin përhapjes së Coronavirusit, ka bërë që në ditët e fundit të rritet numri i rasteve të reja me më këtë virus.

    E pas rritjes së numri të të infektuarve janë shtuar edhe kritikat ndaj Qeverisë “Hoti” për mosmenaxhimin e situatës me pandeminë.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në një intervistë për Front Online, tha se situata me pandeminë e Coronavirusit në Kosovë është keqmenaxhuar nga Qeveria “Kurti” dhe tani nga Qeveria “Hoti”.

    Ai tha se të dy qeveritë nuk i kanë marrë masat e duhura për parandalimin e këtij virusit dhe se situata është shumë e rënduar.

    “Situata me pandeminë është shumë e rënduar dhe prej fillimit pra është keqmenaxhuar situata nuk ka pasur menaxhim të mirë, nuk janë marrë me kohë masat parandalues nuk është punuar shumë në preventiv e as në masa vetëdijësuese dhe për më keq prej fillimit janë bërë pak teste me çka do të mundësohet identifikimi i vatrave të infeksionit dhe të parandalohet përhapja. Pastaj në kohen e fillimit të pandemisë kur ne nuk kemi pasur raste është reaguar me vonës në mbylljen e kufijve dhe më pas kur ka ndodhur hapja është bërë pa i marrë masat e duhura parandaluese është bëtë hapje pa kritere, nuk ka pasur ligj anticovid dhe situata është përkeqësuar shumë”, tha ai për Front Online.

    Deputeti Haxhiu: Kosova ka mundësi t’i bëjë 700 deri në 1000 teste në ditë

    Deputeti Haxhiu i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi, për të mos ardhur deri të kjo gjendje, ka propozuar që të bëhen më shumë teste, pasi që siç tha ai, Kosova ka mundësi t’i bëjë 700 deri në 1000 teste në ditë.

    “Po prej fillimit ne kemi qenë shumë të zhurmshëm në këtë aspekt duke kërkuar që të ketë më shumë teste sepse kapacitetet e Kosovës mundësojnë që të bëhen prej 700 deri në 1000 teste në ditë, pra janë këto kapacitete dhe përse nuk janë bërë më shumë teste do të duhej të japin përgjigje dy ministrat të cilët kanë pasur për obligim t’i sigurojnë testet edhe ministri Vitia edhe ministri Zemaj”, tha Haxhiu për Front Online.

    Klinikat të cilat po i trajtojnë pacientët me Coronavirus, kanë bërë apel te qytetarët të kenë kujdes pasi që numri i të infektuarve që po trajtohen është i madh, dhe se nuk kanë kapacitet të mjaftueshme në rast se numri rritet gjatë ditëve në vijim.

    Lidhur me këtë deputeti Haxhiu, tha se rreziku që të ketë një kolaps në sistemin e shëndetësisë është evident, pasi që siç tha ai, situata ka dalë janë kontrollit.

    Ai tha se për të mos ardhur deri të kjo situatë, Qeveria është dashur që më herët ta dërgon në Kuvend ligjin anticovid dhe ligjet tjera për rimëkëmbjen ekonomike.

    “Po është rrezik evident dhe këtë e kam paralajmëruar një muaj më parë që Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet të jenë shumë efikas në menaxhim të situatës, duhet të jenë në vendimmarrje më efikase pasi që situata mund të kolapsoj, këtë e kam paralajmëruar një muaj më par është dashur të sillet në Kuvend ligjin anticovid me të cilin do të parashihen edhe masat ndëshkimore, por nëse është e nevojshme të vjen në Kuvend edhe ligji për sëmundje ngjitës dhe atu të kemi një ndërhyrje pastaj në aspektin e çështjes ekonomike edhe aty është dashur të ketë nen të veçantë me mbështetë bizneset dhe qytetarët. Të gjitha këto kanë qenë të nevojshme të ndodhin, por Qeveria me shumë ngathtësi ka vepruar në situatën aktuale dhe situata ka dalë jashtë kontrolli”, tha Haxhiu për Front Online.

    A do të bëhet PDK-ja pjesë e Qeverisë “Hoti”, flet deputeti i kësaj partie

    Ditëve të fundit në media kanë qarkulluar lajme se PDK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë ‘Hoti” për shkak të unifikimit për procesin e dialogut me Serbinë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, por deputeti Haxhiu, për Front Online, tha se nuk do të bëhen pjesë e një Qeverie të mashtrimit.

    “Jo nuk ka pasur një diskutim të tillë në parti kjo nuk është temë ne kemi qenë të qartë që nga fillimi nga data 6 tetor PDK-ja ka marrë pozicionin e saj është opozitë në këtë mandat dhe ne nuk i bashkohemi këtyre partive të mashtrimi nuk i jemi bashkangjitur as Qeveris “Kurti”, e as nuk do t’i bashkohemi Qeverisë “Hoti, ne nuk bashkohemi me Qeveri të mashtrimit”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i PDK-së: Kadri Veseli nuk ka arsye të jap dorëheqje edhe nëse thirret nga Specialja

    Deputeti Haxhiu foli edhe për akuzat e Speciales ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe në lidhje më lajmet se PDK-në do ta udhëheq dikush tjetër nëse kjo Gjykatë do të ngrehë aktakuzë ndaj Veselit.

    Ai tha se në rast se vërtetohet kjo aktakuzë Veseli nuk ka arsye të jap dorëheqje nga pozita që e mban në parti.

    “Nuk mundemi me paragjykua një gjë ë tillë. M endoj se më e rëndësishme se pozicioni partiak është i rëndësishme procesi i cili ka të bëjë me UÇK-në, dhe pozicionet as që diskutohen në këtë situatë. Unë mendoj se kjo nuk do të duhej të ishte temë brenda partisë dhe s’ka pse të jep dorëheqje z.Veseli edhe nëse ka potencialisht ndonjë aktakuzë”, tha ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara,...
    Lajme13 Janar 2025
    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverinë Kurti për, siç tha ajo, dështimin në realizimin...
    Lajme13 Janar 2025
    Gazetari Berat Buzhala, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka zbuluar informacione shokuese për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Buzhala tha se...
    Të tjera
    Vip13 Janar 2025
    Drenusha u shpreh e meriton çmimin e madh, pasi sipas saj ajo ka treguar brenda shtëpisë një femër që ka treguar vlera...
    Vip13 Janar 2025
    Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Lela ka surprizuar të dashurin e saj, Leon. Në një darkë romantike, ata po...
    Vip13 Janar 2025
    Leo e ka pyetur Lelën gjatë darkës se a ka bërë mirë që e ka ‘nxjerrë’ jashtë Gjestin. Lela i tha që...
    Vip13 Janar 2025
    Pas surprizës nga vëllai dhe motra e tij, Leos në shtëpi i erdhi Lela. E nuk kishte si Leo të mos emocionohej...
    Vip13 Janar 2025
    Leo është ka rrëfyer linjën e jetës si kurr më para para “Vëllait të Madh”. Pas shfaqjes së klipit, ai u surprizua...
    Vip13 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo është rrëfyer si asnjëherë më parë te “Vëllai i Madh”. Me lot në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.