×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së flet për periudhën derisa ishte në burg me Kurtin: Maltretimet e vuajtjet kanë qenë të përbashkëta

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani ka folur për periudhën sa ka qenë në burgjet e Serbisë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

    Ai tha se ka besuar se Kurti do bëjë shumë për Kosovën, mirëpo tani sipas tij, qytetarët kanë filluar të zhgënjehen nga lideri i Vetëvendosjes.

    “Ne të burgosurit atje kemi qenë shumë të afërt, si vëllezër, nuk kemi pasur rezerva ndaj njëri-jetrit. Malltretimet e vuajtjet kanë qenë të përbashkëta. Unë edhe pse jam në Partinë Demokratike të Kosovës, ndër dije jam lutur që ndoshta do jetë një ndryshim i mirë. Kam besuar se Kurti do bëjë shumë për Kosovën. Prandaj, nga sondazhet e fundit, mund të themi se ka filluar një zhgënjim i madh i popullit ndaj qeverisë Kurti”, tha Shabani në Tëvë1.info.

    “Në Kuvend kur kemi debatuar për grevën, kam dashur t’i drejtohem Kurtit si bashkëvuajtës, shok e mik. Mirëpo, iu drejtova si kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai tutje.

    Deputeti i PDK-së foli edhe për grevën në arsim dhe në administratën publike.

    Shabani tha se kryeministri Albin Kurti më herët ka qenë përkrahës i sindikatave, teksa tani sipas tij, ai  po i fyen ato.

    “Zgjidhja më e mirë e këtij problemi do ishte një dialog serioz. Deri sot nuk ka pasur biseda serioze, prandaj  janë krijuar pasoja. Së pari, Qeveria nuk ka qenë serioze. Është koha të ulen dhe të bisedojnë seriozisht. Kryeministri po vepron keq, po i fyen mësimdhënësit. Pasi, Kurti më herët ka qenë përkrahës i atyre sindikatave, kurse sot po harron. Këtyre ditëve, veprimet e Kurtit kanë treguar se ai gjithmonë ka dashur të tregojë se “unë këtu pyetna, unë jam baba””, tha Shabani.

    Më tej, deputeti i PDK-së tha se në shumë raste mësimdhënësit detyrohen të mbajnë edhe punë dytësore, pasi pagat në arsim janë të ulëta.

    “Shumë mësimdhënës kryejnë edhe punë të dyta për ta mbajtur familjen, kjo do i dëmtojë jashtëzakonisht shumë”, tha ai./Front Online

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend ku po flitet për kontratat njëburimore për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti. Në seancën ku po...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejëb e Pozharit e cila kishte thyer keq armikun. Haradinaj...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për kontratat njëburimore....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.