×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i PDK-së e godet AAK-në: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton portali Front Online.

    Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike të partive në pushtet.

    “Në asnjë nivel dhe në as një moment të caktuar asnjë nga organet e PDK-së as nuk e ka në rend dite e as nuk e ka pasur këtë problematikë. Të gjitha janë lojëra të partive në pushtet që për interesa të tyre të momentin apo strategjike, duke e parë paaftësinë e tyre për punë dhe menaxhim të situatës së pandemisë dhe sfidave që e presin shtetin po kalkulojnë në situata të tilla ku PDK-ja mund të jetë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai për Front Online.

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk ka marrë pjesë në votimin për Projektligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së të iniciuar nga partia e Kadri Veselit. Lidhur më këtë deputeti Shala thotë se ky Projektligj është keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

    “Çështja e Ligjit për Vlerat e Luftës është keqkuptuar, është keqinterpretuar, është kryer një fushatë e pandershme e egër ndaj vlerave pra në esencë PDK-ja, ka marrë një nismë ligjore që të përcaktohet vlera dhe konceptualisht nuk është kuptuar vlera dhe ideologjikisht është hedhur, është apostrofuar, është anatemuar dhe po ndjekjet vlera reale e UÇK-së, një vlerë të cilën është sublime dhe e përjetshme pa marrë parasysh a e voton a nuk e voton një subjekt”, tha ai për Front Online.

    Shala: Nuk e përkrahim mocionin e Vetëvendosjes në kohë pandemie

    Deputetit Shala foli edhe për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.

    Ai tha se edhepse Qeveria “Hoti”, është e paaftë për të menaxhuar, nuk e përkrahin në këtë kohë mocionin e Vetëvendosjes.

    “Në këtë relacion, ne kemi një qëndrim të saktë të strukturave të PDK-së, për shkak të situatës të pandemisë nuk ka asnjë lloj logjike as sociale as shkencore e as institucionale që ne në këtë moment të rrëzojmë një Qeveri sado e brishtë, sado e paaftë për të menaxhuar, pra ne jemi që ta kalojmë këtë situatë edhe me këtë paaftësi menaxhuese të situatës dhe ne ta gjejmë një moment më të përshtatshëm që qytetari jonë të kenë mundësi lirshëm të votojnë dhe të dalin pa stresin e ngarkesës për infeksione”, tha ai për Front Online.

     

    Deputeti i PDK-së: AAK-ja është një parti e vogël, tash e 20 vjet nuk e ka shumicën

     

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj parëtie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm.

    Lidhur me këtë, deputeti Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e Presidentit.

    “Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderët të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit. Kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë”, tha ai për Front Online.

    Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Sektori minerar në Kosovë në prag të falimentimit

    Shala i cili ka qenë edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, foli edhe për mos investimet e Qeverisë “Hoti”, në minierat e Kosovës.

    Ai tha se ky sektor është në prag të falimentimit dhe se Qeveria duhet ta kishte një paketë ekskluzive për t’iu ndihmuar.

    “Do të duhet të kishte një paketë ekskluzive pasi që në sektorin e industrisë minerare kemi statistika, rreth 12 mijë punëtorë, pra 12 mijë punëtorë as temë debati nga institucionet e Qeverisë nuk janë dhe janë 12 mijë familje në Kosovë që jetojnë nga djersa dhe nga puna e kësaj industrie pra janë krejtësisht të harruara dhe po mbijetojnë pra janë para situatës së falimentimit, ju e patë që një pjesë e sindikatës së Trepçës kanë lëvizur dhe kanë kërkesa, pritet që mund të falimentojnë shpejt shumë ndërmarrje private të sektorit minerar dhe shumë kompani tjera hulumtuese vendore e ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, pra janë jashtë sistemit të kontrollit nga sistemi institucionale”, tha ai për Front Online.

    Shala: Institucionet po duan t’i vjelin të prekurit me Covid-19

    Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë licencimin e laboratorëve privat për testet për Coronavirus, ku çmimet për teste po variojnë nga 20 deri në 50 euro.

    Deputeti Shala tha se çmimi për teste në laboratorët privat është i larë për qytetarët e Kosovës dhe se me këtë institucionet po duan t’i vjelin të prekurit me Coronavirus.

    Ai tha se testimet për Coronavirus do të duheshin të bëheshin falas.

    “Këtu kemi hipokrizinë institucionale në njërën anën insistojnë se do të kemi mbështetje për këtë kategori në anën tjetër donë ta vjelin të sëmurin, të prekurin sot me 50 euro test, janë tepër të larta, ky shërbimi imediat jetësor emergjent do të duhet të kryhet komplet falas me një rregull, me një transparencë ku do të subvencionoheshin laboratorët e merituar dhe këtu duhet të investojë, t’i ndihmoj qytetarët që ta mos e kenë kompleks se a ka apo nuk ka mjete financiare”, tha ai për Front Online.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.