×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputeti i PD-së vetëdorëzohet në polici

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

    Në një prononcim për mediat, pasi doli nga selia e Partisë Demokratike, Salianji deklaroi se grupi parlamentar i PD-së ka vendosur të ngujohet për shkak se është vendim politik, dhe se PD nuk e njeh këtë vendim.

    Por, theksoi ai, “duke qenë se jam shprehur se do të përballem kudo që ata kërkojnë, do të përballem edhe në këtë pengmarrje banditeske”, raporton ATSh.

    Ai shprehu besimin se aksioni që do të ndërmarrë PD në ditët në vijim do të frymëzojë qytetarët.

    “Shpresoj të jetë një betejë që të frymëzojë qytetarët. Ne vendosim sakrificën, qoftë duke sakrifikuar lirinë për të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim”, tha ai.

    Nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbështetës të PD-së e pritën, Salianji e cilësoi vetëdorëzimin si sakrificë, por theksoi se asnjë sakrificë nuk shkon dëm.

    “Sakrificë pa diskutim. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm. Në përballje me regjimin secili merr kostot e veta. Secili demokrat këtu sot, ka vuajtur represionin e qeverisë. E vuajnë goditjen që ju bën përmes përdorimit të institucioneve, e vjedhjes, përmes varfërisë që ka mbjellë kudo”, tha ai.

    Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që dënoi me një vit burg Ervin Salianjin për “Kallëzim të rremë”, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD, Ervin Salianji.

    Po sot, në Policinë e Shtetit mbërriti shkresa për arrestimin e deputetit.

    Grupi parlamentar i PD-së, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, propozoi ngujimin e Salianjit dhe deputetëve të tjerë në seli, duke i kërkuar deputetit demokrat të mos e zbatojë kërkesën për arrest, teksa vendimin e Apelit e cilësojnë si politik.

    Por deputeti Salianji vendosi të vetëdorëzohej në Polici.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara. Takimi vjen...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Vip27 Shtator 2024
    Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ Lumbardh Salihu ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit. Ai ka njoftuar se ka...
    Sport27 Shtator 2024
    I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.