×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LVV-së: Normalizim me Serbinë vetëm pas de-Millosheviqizimit të tyre

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Në Info Magazinë, foli Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes, ai tha se legjitimimi me votën e qyetarit është bazike në demokraci.

    Sipas tij as kryeministri as delegacioni nuk kanë marrë vota nga qytetarët aq sa të jenë përfaqësues legjitim.E qeverinë e quajti jo legale dhe jo legjitime prandaj nuk mund ta përfaqësojë vendin në dialog, sipas tij vota e tyre e 61, ish deputeti Etem Afrifi është në arrati.

    Ai tha se nuk shkohet në dialog me parulla pa përmbajtje, ky proces nuk ka transparencë, ai pyeti kryeministrin se a e di agjendën?Çeku tha se nuk u diskutua kurrë në kuvend as për parimet e vijat e kuqe të dialogu, që do i kërkohen Serbisë paraprakisht e pasta të vazhdohet me çështje tjera.

    E Adriatik Kelmendi nga Washingtoni tha se delegacioni i Kosovës shkoi në ambasadë për diskutime, e pala kosovare prezsantoi disa projekte në takim sipas tij, ai tha se ka informacione se mund të ketë befasi të këndëshme e mund të jetë pjesë e takimit nesër edhe Presidenti Trump.

    Ai shtoi se do flitet për marrëveshjet e linjës ajrore, hekurudhore e autostradës.Ai tha se nëse sot arrihen marrëveshjet nesër do marrë pjesë Trump në takim për t’i përuruar ato marrëveshje.Çeku tha se ekskluzivja se mund të ketë befasi të këndëshme, më vonë mund të ketë ekskluzive për marrëveshje jo të këndëshme.

    Ai tha se po u nënshtrohet kërkesa së Serbisë, u hoq reciprociteti e u larguam nga anëtarësimet në Organizata Ndërkombëtare.Çeku tha se nuk kishte dakordim se si do të bëhet ballafaqimi me Serbinë.“Edhe ne jemi për njohje reciproke, por ky reciprociteti në njohje është mashtrim sepse Kosova veçse e ka njohur Serbinë, e nevojitet njohje e Kosovës pa kushte nga Serbia“, tha Çeku.Ai tha për marrëveshje ekonomike pse ka nevojë të jetë takim kaq i lartë ndërkombëtar e tërë ky delegacion, sipas tij delegacioni nuk e di me çka do të përballet, e nuk janë të përgaditur për sulmet e Serbisë atje.Qeveria sipas tij nuk mori përgjigjie nëse Serbia kërkon njohje të kishave si një lloj Vatikani.Nëse nënshkruhet diçka atje ai tha se do ketë presion ndaj kuvendit pastaj për ratifikim, por ai shtoi se edhe pse disa marrëveshje më herët u refuzuan nga Vetëvendosja nga presioni vendës e ndërkombëtar u ratifikuan në kuvend.Oferta jonë për Serbinë duhet të jetë fatura e luftës, e normalizim sipas tij mas de-Millosheviqizimit të Serbisë.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.